Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, i shoqëruar nga disa ministra të dielën ka qëndruar në Mitrovicë. Në një tubim me qytetarë të kësaj komune ata kanë prezantuar të arriturat e Qeverisë. E pranishme ishte edhe kandidatja për deputete e këtij qyteti nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE, përfaqësuese e Alternativës znj. Hasime Tahiri Hasani.
“Me energji dhe entuziazëm, hymë në vitin 2025, më të fuqishëm, me më shumë vendosmëri dhe me një objektiv të ri e ambicioz – arritjen e 500 mijë votave për të realizuar vizionin tonë të përbashkët”, kanë thënë kandidatet për deputete znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Diana Qarkaxhija.
Takimi i sotëm ishte një moment i jashtëzakonshëm frymëzimi, plot energji pozitive dhe bashkëbisedim i ngrohtë i cili dëshmoi edhe një herë fuqinë e madhe të solidaritetit dhe besimit të ndërsjellë.
“ Në përmbyllje të mandatit tonë të parë, Mitrovica e Trepçës dhe e minatorëve, e Ujmanit, e Isë Boletinit, e kulturës dhe sportit, është më e plotë se asnjëherë më parë prej çlirimit të vendit dhe më e gatshme se kurdoherë për të vazhduar rrugëtimin e ndryshimit që nisi më 14 shkurt 2021 dhe zhvillimit që do të vijojë e të marrë hov të ri edhe pas 9 shkurtit 2025. Nga zotimet te progresi në ekonomi, drejtësi, bujqësi dhe shëndetësi e deri te siguria e sovraniteti cep më cep në tërë republikën tonë. Ju falemnderit për mikpritjen sot në Teatrin “Muharrem Qena” që është rinovuar tërësisht nga ministria jonë e Kulturës, e mirupafshim sot një javë, përsëri në Mitrovicë, në Sallën e Sporteve “Minatori”, është shprehur mes tjerash Kurti në këtë tubim.
Jemi të gatshëm për sfidat dhe mundësitë e reja që na presin, dhe mezi presim të shihemi përsëri në takimet dhe tubimet e ardhshme, duke ndërtuar së bashku një të ardhme edhe më të ndritur!