Kandidatja për deputete Hasime Tahiri Hasani zhvilloi një takim me gratë e Vaganicës

Të martën kandidatja për deputete znj. Hasime Tahiri Hasani dhe deputetja znj. Arjeta Fejza, zhvilluan një takim domethënës me gratë e Vaganicës, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin për të qenë pranë qytetarëve dhe për të fuqizuar gruan si shtyllë kryesore të shoqërisë.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe mbështetëse, u diskutuan tema që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të grave të kësaj zone. Nga mundësitë për zhvillim ekonomik e përmirësimi i infrastrukturës lokale, deri te projektet për fuqizimin e tyre në aspektin social dhe ekonomik, gratë e Vaganicës sollën në vëmendje çështje që kërkojnë veprim dhe zgjidhje të qëndrueshme.

Deputetja znj. Arjeta Fejza, kryetare e GVV-së në Mitrovicë, theksoi rëndësinë e rolit të grave në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, duke apeluar që zëri i tyre të dëgjohet fuqishëm në çdo nivel vendimmarrjeje.

Nga ana tjetër, znj. Hasime Tahiri Hasani falënderoi gratë për mikpritjen dhe ndau angazhimin e saj të palëkundur për të adresuar dhe zgjidhur sfidat që ato hasin. Ajo nënvizoi se përfaqësimi dinjitoz i tyre në Kuvendin e Kosovës është një prioritet i saj personal dhe politik.

Ky takim ishte një dëshmi e qartë e përkushtimit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Alternativës për të qenë pranë qytetarëve dhe për të ndërtuar një shoqëri ku gratë janë forca lëvizëse për progres dhe barazi. “E ardhmja është në duart tona – së bashku, për një Vaganicë më të fuqishme!”, ka thënë mes tjerash Tahiri Hasani.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës