Kandidatja për deputete nga Mitrovica, Hasime Tahiri Hasani, përfaqësuese e Alternativës në listën e Lëvizjes VETEVENDOSJE, së bashku me kandidatë të tjerë dhe bashkëpunëtorë, zhvilluan një takim të ngrohtë dhe plot energji me të rinjtë e lagjes Tavnik.
“Mbështetja juaj është forca jonë për të sjellë fitore të pa diskutueshme”, ka thënë ajo.
“Faleminderit nga zemra për besimin dhe energjinë pozitive që na dhuroni. Bashkë do të sigurojmë një ndikim të fuqishëm dhe një të ardhme më të mirë për Mitrovicën dhe të gjithë vendin tonë”, është shprehur kandidatja për deputete, Hasime Tahiri Hasani.
Së bashku drejt fitores!