Istogu gati për fitoren e 9 shkurtit, kandidatët për deputetë promovojnë zhvillimin për një të ardhme më të mirë

Në kuadër të fushatës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bashkë me Alternativën dhe partinë Guxo në Istog u mbajt tubim me qytetarë. Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti rikujtoi se, përmes granteve prej 15 milionë eurosh, u ndihmuan bujqit dhe fermerët e Istogut, duke fuqizuar prodhimin dhe luftuar korrupsionin.

Kandidatët për deputetë nga Alternativa z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija, znj, Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu, të prirë nga kryetarja znj. Mimoza Kusari Lila, ishin të pranishëm në këtë tubim të cilët masovisht u përkrahën nga qytetarët prezentë.

Me pjesëmarrje masive dhe entuziazëm të madh, Istogu dëshmoi se është gati të jetë pjesë e një fitoreje historike për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, duke e mbështetur këtë proces transformues për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës