Rrugëtimi drejt fitores, në Prizren vuloset bashkimi i 500 mijë zemrave për transformimin e Kosovës

Mes dëshirës së zjarrtë për të ecur përpara, kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës fitimtare të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari-Lila, z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija, znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu, zhvilluan një takim të ngrohtë me banorët e Prizrenit, duke vijuar kështu fushatën me një tubim madhështor, të mbushur me entuziazëm dhe shpresë për të ardhmen.

Ata në qytetin historik të Prizrenit, bashkë me qytetarët diskutuan për rëndësinë e fitores që pritet më 9 shkurt – fitore që shënon një kapitull të ri për zhvillimin dhe përparimin e vendit.

Kryetarja e Alternativës dhe kryesuese e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari-Lila, theksoi se, çdo hap, çdo moment bashkë me qytetarët, është një dëshmi e gjallë e vlerave tona dhe e shtigjeve të reja që na presin. Ajo nënvizoi se bashkimi i energjive dhe vizionit është çelësi për të ndërtuar të ardhmen që meritojnë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Atmosfera në Prizren u përshkua nga një pjesëmarrje e madhe dhe një entuziazëm i jashtëzakonshëm. Ky qytet, i njohur për historinë dhe trashëgiminë e tij të pasur, dëshmoi se është gati për të qenë pjesë e fitores së madhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Mbi 500 mijë zemra të bashkuara përbëjnë një forcë transformuese që do ta shtyjë përpara procesin e ndryshimit për Republikën e Kosovës dhe për qytetarët e saj.

Në fjalimin e tij, z. Albin Kurti vlerësoi përkrahjen e madhe të prizrenasve për qeverinë dhe shtetin. Ai u zotua se qeverisja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të jetë e sinqertë dhe e drejtë ndaj qytetarëve, duke garantuar një qeverisje që sjell zhvillim ekonomik, rritje të punësimit dhe respektim të të drejtave e lirive për secilin qytetar pa dallim.

Prizreni tregoi njëherë e mirë se është gati të vazhdojë përpara, duke i dhënë mbështetje të palëkundur këtij rrugëtimi që mbledh mbi 500 mijë zemra drejt një transformimi të madh për vendin tonë.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës