Edhe në Gjakovë shumë vota të para, vota me zemër, do t’i bashkohen #500K zemrave për listën e fitores

Me pjesëmarrjen e shumë të rinjve, të cilët me një emocion të veçantë përgatiten të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, u përmbyllën të mërkurën takimet e organizuara në Gjakovë.

Me votën e tyre të parë dhe të dhënë me zemër, do t’i bashkohen #500K zemrave që mbështesin listën e fitores, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët.

Në këtë takim me të rinjtë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe kryetare e Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila z. Agon Dobruna, znj. Arbërie Nagavci dhe z. Agon Batusha bashkëbiseduan rreth temave dhe qështjeve që i preokupojnë ata.

“Diskutuam reformat e realizuara, planet për të ardhmen dhe u shkëmbyem ide e propozime konkrete, të cilat do të ndihmojnë në adresimin e sfidave dhe nevojave të të rinjve. Këto takime janë një dëshmi e përkushtimit për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë”, ka theksuar Kusari Lila.

“Shumë vota të para, vota me zemër, do t’i bashkohen #500K zemrave për listën e fitores sonë!”, ka theksuar ajo.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës