Qarkaxhija në takim me gratë në Pejë: Mandati i tretë i qeverisë Kurti do të fuqizojë gratë dhe vajzat

Kandidatja për deputete nga Alternativa, znj. Diana Qarkaxhija, ka zhvilluar një takim të frytshëm me gra dhe vajza të qytetit të Pejës, ku ka diskutuar tema të rëndësishme mbi çështjet gjinore dhe përparimin e arritur deri më tani nga qeveria Kurti në mandatin aktual.

Gjatë bisedës, znj. Qarkaxhija ka vlerësuar angazhimin dhe punën e palodhshme të qeverisë Kurti në avancimin e të drejtave dhe barazisë gjinore, duke theksuar se ndryshimet pozitive që janë bërë në këtë mandat janë vetëm fillimi i një pune edhe më të madhe që do të vijë në mandatin e ardhshëm.

“Mandati i tretë i qeverisë Kurti do të sjellë edhe më shumë përkushtim për fuqizimin e grave dhe vajzave, përmirësimin e politikave sociale dhe zhvillimin ekonomik që përfshin të gjithë,” ka deklaruar Qarkaxhija gjatë takimit.

Kjo nismë për t’u afruar më shumë me komunitetin është dëshmi e përkushtimit të Alternativës për të dëgjuar zërin e qytetarëve dhe për të adresuar nevojat dhe shqetësimet e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë. Znj. Qarkaxhija siguroi gratë dhe vajzat e Pejës se zëri i tyre do të jetë gjithmonë prioritet në platformën e saj dhe në politikat e ardhshme të qeverisjes.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës