Kusari – Lila: Gratë dhe bizneset inovative në Gjakovë, frymëzim për zhvillimin e qëndrueshëm

Në vizitat e zhvilluara gjatë së mërkurës në Gjakovë kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila e shoqëruar nga kryetari i degës së Alternativës z. Agon Dobruna vëmendjen u përqendruan te suksesi i grave në biznes dhe inovacioni në sektorë të ndryshëm.

“Fjolla Haxhismajli, një sipërmarrëse frymëzuese nga Gjakova, ka ngritur një sallon të ri me mbi 40 të punësuara, duke kombinuar kreativitetin dhe traditën familjare në industrinë e dizajnit konfeksionar. Produktet e saj eksportohen në ShBA dhe Evropë, ndërsa promovimi dhe shitja online dëshmojnë fuqinë e bizneseve kreative në tregjet ndërkombëtare”, ka theksuar Kusari-Lila.

Po ashtu, vizitë I kanë bërë edhe thertores Lleshi-F, e cila prezanton me standarde të larta higjienike dhe infrastrukturë moderne, spikatë si një model në përpunimin e mishit, duke ofruar produkte të sigurta dhe cilësore për konsumatorët.

Në fushën e mobilieve, mobileria “Tabaku” ruan traditën dhe cilësinë, duke përfaqësuar punimet artizanale më të mira të vendit. Kandidatët për deputetë Kusari Lila dhe Dobruna i kanë përgëzuar pronarët e kësaj mobilerie për inovacionin e treguar dhe cilësinë që çdo herë është dëshmuar.

Këto vizita theksojnë rëndësinë e mbështetjes së grave dhe bizneseve që promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, duke nxitur kreativitetin, cilësinë dhe eksportin. “Përmes përkrahjes së vazhdueshme, synojmë fuqizimin e rolit të tyre në transformimin ekonomik të vendit”, ka theksuar Dobruna.

Znj. Arbërie Nagavci dhe z. Agon  Batusha ishin po ashtu të pranishëm gjatë këtyre vizitave që iu bënë bizneseve.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës