Dardana me zemër u bë bashkë rreth kandidatëve për deputetë të listës së fitores

Në Dardanë si kudo në Kosovë zemrat u bën bashkë si një, në përkrahje të kandidatëve për deputetë të listës së fitores.

Kryeministri z. Albin Kurti në tubimin me qytetarët e Dardanës, ka adresuar sulmet dhe akuzat që janë bërë ndaj qeverisjes së tij dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duke theksuar rëndësinë e vendimeve të popullit dhe të së ardhmes së përbashkët.

“Shumë njerëz dhe portale të financuara nga oligarkët vazhdojnë të na sulmojnë me shpifje nga më të ndryshmet. Disa prej tyre thjesht nuk po mund të pajtohen me faktin se zëri i tyre nuk ka më rëndësi. Sa më parë ta kuptojnë këtë, aq më shumë do t’i japin kuptim vetes së tyre për të ardhmen,” deklaroi Kurti.

Kryeministri Kurti apeloi për bashkim dhe përkrahje të plotë në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke theksuar se vetëm përmes mbështetjes masive të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, partisë Guxo dhe Alternativa, mund të sigurohet fitorja dhe vazhdimi i rrugës drejt një të ardhmeje më të drejtë, të ndershme dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.

Kandidatët për deputet nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari Lila, z. Agon Dobruna dhe znj. Diana Qarkaxhija takuan po ashtu banorë të Dardanës me të cilët ndanë mendime e shkëmbyen ide për qeverisje edhe më efikase mbas 9 shkurtit.

Data është 9 shkurt, numri është 118 dhe fitorja është e pa diskutueshme!

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës