Nga Artana, një tjetër hap drejt fitores së përbashkët, drejt Kosovës që meriton çdo qytetar

Qytetarët gjithandej vendit ndihen më të sigurt dhe më të fuqizuar se kurrë më parë. Një frymë optimizmi dhe besimi i palëkundur po përhapet Cepi më Cep, ndërsa mbështetja për Lëvizjen VETËVENDOSJE dhe kryeministrin aktual e të ardhshëm, z. Albin Kurti, është më e fuqishme se kurrë.

Të premten, kandidatët e listës së fitores vizituan Artanën, ku pritja nga banorët ishte madhështore. Një përkrahje e sinqertë dhe entuziaste për qeverisjen Kurti u vërejt qartë edhe këtu, ashtu si në çdo qytet, fshat e lagje të Kosovës.

Në këtë takim të ngrohtë dhe frymëzues morën pjesë kryetarja e Alternativës dhe shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, znj. Mimoza Kusari-Lila, si dhe nënkryetari i Alternativës dhe zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, z. Agon Dobruna. Të dy, si kandidatë për deputetë, u mirëpritën ngrohtësisht nga banorët e Artanës, me të cilët ndanë ide, vizione dhe plane konkrete për të ardhmen e vendit.

“Qytet më qytet, fshat më fshat, shtëpi më shtëpi, ndryshimi është evident dhe i prekshëm. Qeverisja jonë ka dëshmuar se është e drejtë, transparente dhe në shërbim të qytetarëve. Puna jonë nuk ka qenë thjesht një premtim, por një angazhim konkret që ka sjellë rezultate të dukshme dhe të prekshme për çdo qytetar. Ky sukses është dëshmi se me Lëvizjen VETËVENDOSJE! fitorja është e garantuar. Më 9 shkurt, ne do ta vazhdojmë këtë rrugë edhe më fuqishëm,” deklaruan ata gjatë takimit.

Ky moment historik, ku qytetarët nga të gjitha kategoritë shoqërore janë bashkuar për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, është dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE për një Kosovë të drejtë, të zhvilluar dhe të barabartë për të gjithë.

Nga Artana, një tjetër hap drejt fitores sonë të përbashkët – drejt Kosovës që meriton çdo qytetar!

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës