Sibora Kadriu, shpresa e re për Kosovën nga Alternativa

Kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, znj. Sibora Kadriu, ka dëshmuar se rinia mund të jetë fuqia lëvizëse e ndryshimeve pozitive. Si më e reja në listë, ajo po ngjall shpresë dhe frymëzim tek qytetarët.

Gjatë një takimi të ngrohtë dhe plot energji me banorët e fshatit Banullë të Lipjanit, znj. Kadriu ndau vizionin e saj për një qeverisje edhe më efikase dhe të përkushtuar ndaj qytetarëve. Bashkëbisedimi i sinqertë dhe idetë e reja e kanë bërë atë një figurë të dashur dhe të respektuar në këtë zonë. Banorët e Banullës dhe të gjithë Lipjanit e vlerësojnë për kreativitetin dhe përkushtimin e saj të pashoq, duke e parë si një model për brezin e ri.

Sibora Kadriu nuk është thjesht një kandidate, ajo është simboli i rinisë së Kosovës që aspiron për ndryshime. Super vajza që Kosova krenohet me të është gati të dëshmojë se mosha nuk është pengesë për të qenë lidere dhe për të sjellë ndryshime të mëdha.

Për një të ardhme më të ndritur, zgjidh Siborën – zgjidh progresin!

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës