Juniku i vendosur, më 9 shkurt voton për numrin 118

Juniku unik dhe fisnik, me trashëgimi e qëndresë, u bashkua me 500 mijë zemra që rrahin për Kosovën.

Në tubimin e madh, kryeministri z. Albin Kurti theksoi investimet prej mbi 10 milionë eurove dhe projektet strategjike si rruga Junik-Gjeravicë.

“Janë tre Junika. Njëri në Kosovë, njëri nëpër Kosovë edhe është një Junik i tretë në diasporë. Këta tre Junika le të bëhen bashkë për 1000 vota më datën 9 shkurt për numrin 118 dhe brenda 500 mijë zemrave në të gjithë Kosovën cep më cep ”, ka thënë Kurti.

Kandidatët për deputet nga Alternativa, pjesë e listës së fitores Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari Lila, z. Agon Dobruna dhe znj. Diana Qarkaxhija takuan po ashtu banorë të Junikut të cilët i falënderuan për pjesëmarrje masive dhe që e ndezën sallën me entuziazëm.

Në Junikun e 12 fiseve, të kullave dhe odave, të trashëgimisë kombëtare, qëndresës dhe sakrificës u dëshmua bindja e fitores së madhe të 9 shkurtit.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës