Tahiri Hasani: Energjia dhe entuziazmi i banorëve të Vaganicës tregojnë qartë se zhvillimi është i pandalshëm

Kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani ka zhvilluar takim me banorët e lagjes Vaganicë në Mitrovicë.

Banorët e kësaj lagje dëshmuan edhe një herë përkushtimin ndaj zhvillimit dhe progresit, duke mirëpritur me entuziazëm kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Mitrovica. Në një atmosferë të ngrohtë dhe të mbushur me entuziazëm, ata patën mundësi të diskutojnë për projektet madhore që do të implementohen në Mitrovicë dhe rrethinë nga Qeveria Kurti 3.

Takimi ishte një dëshmi e qartë e besimit të palëkundur të banorëve të Vaganicës ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, Alternativës dhe partisë Guxo dhe vizionin për një Kosovë të zhvilluar dhe të drejtë. Mbështetja e fortë për numrin #118, me kryeministër z. Albin Kurti dhe pesë kandidatët për deputetë nga Mitrovica, u konfirmua si një hap i sigurt drejt fitores dhe realizimit të projekteve që do të përmirësojnë jetën e çdo qytetari.

Energjia dhe entuziazmi i qytetarëve të Vaganicës tregojnë qartë se zhvillimi është i pandalshëm. Përkushtimi ndaj një qeverisjeje të ndershme dhe vizionare po forcohet çdo ditë e më shumë, duke dëshmuar se Mitrovica qëndron fuqishëm në krah të progresit.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës