Dobruna viziton fabrikën TexCo Sh.P.K., një model suksesi në industrinë prodhuese

Kandidati për deputet nga Alternativa, pjesë e listës fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE, z. Agon Dobruna ka vizituar fabrikën e prodhimit të rrobave TexCo Sh.P.K. Bashkë me të ishte edhe ministrja e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli dhe deputetja, znj. Fitore Pacolli.

Është kjo një histori suksesi që dëshmon potencialin e madh të industrisë prodhuese në Kosovë. Kjo fabrikë, e cila punëson 62 gra dhe vajza, është një shembull i shkëlqyer i fuqizimit ekonomik dhe i zhvillimit të sektorit të prodhimit. Me një kapacitet të lartë dhe përkushtim maksimal, TexCo eksporton pothuajse të gjithë prodhimin e saj jashtë vendit, duke dëshmuar cilësi dhe konkurrencë në tregun ndërkombëtar.

Një histori frymëzuese që qëndron pas kësaj fabrike është ajo e një biznesmeni, familja e të cilit ishte shpërngulur në Turqi dy gjenerata më parë, por që vendosi të rikthehet në Kosovë për të investuar dhe ndërtuar një të ardhme më të mirë. Falë vizionit dhe përkushtimit të tij, TexCo është rritur me hapa të sigurt dhe, me mbështetjen e shtetit, ka zgjeruar edhe më tej veprimtarinë prodhuese.

Alternativa beson fuqishëm se mbështetja për bizneset vendore dhe investitorët që kthehen në Kosovë është kyçe për zhvillimin ekonomik të vendit. Një qeveri që qëndron pranë ndërmarrësve, që krijon politika të favorshme për prodhimin dhe eksportin, do të ndërtojë një ekonomi më të fortë dhe më të qëndrueshme për të gjithë.

Bashkë për zhvillim! Bashkë për një Kosovë më të fortë ekonomikisht!

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës