Qarshia e Vjetër e Gjakovës, epiqendra e mikpritjes dhe mbështetjes për Albin Kurtin dhe Alternativën

Atmosfera e ngrohtë dhe e përzemërt në Qarshinë e Vjetër të Gjakovës u shndërrua në një vend të veçantë mirëpritjeje për kryeministrin z. Albin Kurti, kryetaren e Alternativës z. Mimoza Kusari Lila dhe kandidatët për deputetë, znj. Diana Qarkaxhija, z. Agon Dobruna, z. Gegë Lleshi, znj. Dafina Gexha Bunjaku e z. Agon Batusha. Zemra e këtij qyteti, të njohur për historinë, traditën dhe shpirtin solidar, dëshmoi edhe një herë se mbështetja për një qeverisje të ndershme, të drejtë dhe të zhvilluar është masive.

Në këtë takim të ngrohtë me qytetarët, kafeja u shijua mes miqve dhe përkrahësve të shumtë, ndërsa bisedat e hapura dhe të sinqerta ishin dëshmi e një bashkëpunimi të fuqishëm mes lidershipit dhe popullit. Me entuziazëm dhe besim, të gjithë njëzëri thanë se përkrahja do të jetë masovike dhe fitorja po aq madhështore sa edhe mikpritja e gjakovarëve.

Por pritja e përzemërt nuk përfundoi vetëm në zemrën e qytetit. Me të njëjtën ngrohtësi, Kryeministri dhe ekipi i tij u mirëpritën edhe nga punëtorët e ndërmarrjes “Emin Duraku”. Në një takim të frytshëm me ta, u diskutuan sfidat, nevojat dhe shqetësimet e punëtorëve, duke sjellë në vëmendje planet dhe projektet konkrete të qeverisë për katër vitet e ardhshme. Me një vizion të qartë për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e kushteve të punës, qeveria është e përkushtuar të mbështesë çdo qytetar dhe çdo sektor që kontribuon në mirëqenien e vendit.

Vizitë u bë edhe në fabrikën Rroni Fer, ku patën mundësinë të njihen nga afër me procesin e prodhimit, inovacionet dhe standardet e cilësisë që e karakterizojnë këtë kompani. Gjatë vizitës, përfaqësuesit e fabrikës prezantuan sukseset e arritura ndër vite, gamën e gjerë të produkteve dhe teknologjitë moderne që përdorin për të përmbushur kërkesat e tregut.

Gjithashtu, u diskutuan sfidat me të cilat përballen punëtorët dhe menaxhmenti, si dhe planet për zgjerimin dhe avancimin e kapaciteteve prodhuese. Ky takim shërbeu si një mundësi e shkëlqyer për të theksuar rëndësinë e mbështetjes së bizneseve vendore dhe për të promovuar zhvillimin industrial në rajon. Rroni Fer vazhdon të jetë një histori suksesi dhe një shembull frymëzues i përkushtimit dhe inovacionit në sektorin e prodhimit.

Gjakova, me shpirtin e saj liridashës dhe vizionin e saj për të ardhmen, po tregon edhe një herë se është e gatshme të mbështesë një qeverisje që punon për të mirën e të gjithëve. Entuziazmi dhe energjia e këtij takimi janë vetëm fillimi i një rruge drejt fitores dhe progresit!

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës