Takim frymëzues me inxhinierët në Gjakovë, përkrahje e fortë për zhvillimin e sektorit

Takimi dhe bashkëbisedimi me profesionistë është gjithmonë një mundësi e çmuar për të dëgjuar nga afër sfidat, idetë dhe propozimet e tyre. Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, së bashku me kryetaren e Alternativës, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari-Lila, zhvilluan një takim të përzemërt me inxhinierët e këtij qyteti.

Në një atmosferë të hapur dhe konstruktive, profesionistët e inxhinierisë ndanë përvojat e tyre dhe diskutuan mbi sfidat me të cilat përballet sektori i tyre. Kryeministri, kryetarja e Alternativës por edhe kandidatët për deputetë znj. Diana Qarkaxhija, z. Agon Dobruna, z. Gegë Lleshi, z. Agon Batusha, e znj. Arbërie Nagavci i dëgjuan me vëmendje, duke shprehur gatishmërinë e plotë të qeverisë për të mbështetur zhvillimin e infrastrukturës dhe inovacionit teknik në vend.

Në këtë takim u theksua qartë se çdo sektor i zhvillimit do të ketë përkrahjen e nevojshme nga institucionet qeveritare. Investimi në kapacitetet profesionale dhe krijimi i kushteve më të mira për punë janë prioritete të qeverisë në rrugën drejt një ekonomie të fortë dhe konkurruese.

“Për të pasur sukses të plotë, nevojitet përkrahje e përgjegjshme dhe e vazhdueshme. Vetëm kështu mund të sigurojmë zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje të mirëqenies për të gjithë,” u tha në këtë takim.

Ky angazhim i drejtpërdrejtë me profesionistët e fushës tregon qasjen serioze të institucioneve për të dëgjuar dhe për të vepruar në favor të zhvillimit të sektorëve kyç të ekonomisë dhe teknologjisë në Kosovë.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës