Kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Diana Qarkaxhija ka zhvilluar një takim të ngrohtë me banorët e fshatit Skivjan të Gjakovës.
Së bashku me ministren e Arsimit, znj. Arbërie Nagavci, dhe kandidatin për deputet, z. Agon Batusha kanë bashkëbiseduar me banorë të kësaj ane për shumë problematika e sfida nëpër të cilat kanë kaluar.
“Energjia dhe përkushtimi i juaj na japin forcë për ta çuar përpara vizionin tonë për një të ardhme më të mirë. Bashkë do të shtyjmë përpara shumë projekte për të cilat është dashur vite që të realizohen”, ka thënë mes tjerash Qarkaxhija.
“Nga cepi në cep Gjakovës e Kosovës, me zemër dhe përkushtim, për 500 mijë zemrat e fitores! Bashkë po e bëjmë ndryshimin!
Znj. Qarkaxhija ka takuar edhe një grup të grave me të cilat ka ndarë vizionin e saj si deputete e ardhshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës.



