Cep më cep në Podujevë, me zemër do të votojnë edhe Llapi e Gollaku

Edhe në Podujevë, Cep më Cep deri në fitoren e 9 shkurtit!

Kryeministri z. Albin Kurti, në tubimin e madh para banorëve të Podujevës, ka mbajtur fjalim duke thënë se shteti është shtëpia e popullit dhe se ashtu siç është shtëpia për familjen ashtu shteti është për popullin.

Të pranishëm ishin edhe kryetarja e Alternativës, subjekt partner me Lëvizjen VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari Lila dhe kandidatët për deputetë nga ky subjekt z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija, znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu. Së bashku takuan banorë të kësaj komune nga të cilët morën konfirmimin se masovikisht do të dalin e do të votojnë për listën fituese, Lëvizjen VETËVENDOSJE.

Kurti mes tjerash ka thënë se, kryetarët e komunave veriore janë antëtarë të kësaj partie dhe sipas tij nëse partitë e tjera do i udhëheqnin këto komuna do të ishte një problem për shtetin e Kosovës.

¨Me pasë qenë partitë e tjera në komunat kufitare kishte qenë problem për besë, se ata i thojnë Serbisë ‘razumem’ nuk ka ‘razumem’ me kojshinë e keq. Kur e ke kojshin e keq duhet ta mbash moralin lartë dhe pushkën e mirë plotë. Ashtu siç është shtëpia për familjen ashtu shteti është për popullin. Shteti është shtëpia e popullit¨, ka thënë kryeministri Kurti.

Fitorja po afron dhe mobilizimi po duket në çdo cep të vendit!

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës