Kandidates për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani iu rezervua mikpritje ngrohtë në konakun e familjes Brahimi në Kushtovë të Mitrovicës. Bashkë me të ishin edhe kandidatët për deputetë z. Agim Bahtiri dhe znj. Arjeta Fejza, deputete aktuale.
Në një atmosferë plot entuziazëm, ata shpalosën arritjet katërvjeçare të qeverisë dhe vizionin për mandatin e ardhshëm. Nga ndërtimi i spitalit të ri në Mitrovicë, përfundimi i rrugës Prishtinë-Mitrovicë këtë pranverë, e deri te rinovimi i Stadiumit “Adem Jashari” në fillim të vitit të ardhshëm – projekte që po bëhen realitet për qytetarët.
“Ne po vazhdojmë, hap pas hapi, drejt fitores së madhe më 9 shkurt! 500 mijë zemra që do të rrahin si një!”, ka thënë Tahiri Hasani.

