Gjilani konfirmon fitoren e madhe: 500 mijë zemra për VETËVENDOSJE!
Mbështetja e jashtëzakonshme e qytetarëve të Gjilanit në sheshin e qytetit të hënën dëshmoi edhe një herë se fitorja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me Albin Kurtin kryeministër është e pandalshme. Cepi më Cep Kosovës, entuziazmi dhe besimi në qeverisjen e drejtë e të ndershme po rriten çdo ditë.
Në Gjilan, si kudo tjetër në Republikë, pritja ishte e ngrohtë dhe mbështetja madhështore. Qytetarët janë bashkuar fuqishëm rreth numrit 118, duke e bërë të qartë se fitorja është e popullit.
Kryeministri Albin Kurti, me një mesazh të fuqishëm nga zemra e Gjilanit, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që deri më 9 shkurt të bashkojnë forcat për fitoren e madhe prej 500 mijë votave. Le të jemi të gjithë bashkë për të siguruar vazhdimin e qeverisë së drejtë, të ndershme dhe të dobishme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Fitorja është afër, sepse fuqia është tek populli!
Ai prezantoi kandidatët për deputetë nga rajoni i Gjilanit prej të cilëve më e reja në listë është znj. Sibora Kadriu, përfaqësuese e Alternativës.
“ Dashninë për atdhe e kam mësuar nga familjes, e kam mësuar prej paraardhësve të mi. Unë si stërmbesë e luftëtarit, Idriz Seferi kam ardhur sot këtu me ju tregu amanetin e tij. Idriz Seferi ka thënë:” Jemi munduar tanë jetën me e ba këtë vend Shqipni, por zor tek koka bre. E sot këtu para jush po e them atë që e kish thanë stërgjyshi imp o të ishte në mesin tonë që me Levizjen VETËVENDOSJE e mundur tek koka bre”, ka thënë Kadriu.







