Kurti në Prizren: Do t`i vazhdojmë punët e mira në ngritjen e mirëqenies

Tubimi madhështor me qytetarët në Prizren dëshmoi edhe një herë se fitorja e 9 shkurtit bashkë me 500 mijë zemra, do të jetë më e plotë se asnjëherë më parë.

Kryeministri, z. Albin Kurti ka thënë se me qeverisjen e Vetëvendosjes në koalicion edhe me partitë Guxo dhe Alternativa sukseset do të jenë të pa diskutueshme.

“Kurrë kosovarët nuk e kanë pasur situatën e sigurisë më të mirë”, ka thënë Kurti.

Ai ka premtuar zhvillim në ekonomi dhe shëndetësi si dhe investime në infrastrukturë.

“Për 4 vjet buxheti e ekonomia është rritur e të cilën e kemi shpërndarë për bujqit e zejtarët. Prizreni asnjëherë nuk ka qenë më i përfaqësuar se sa në qeverisjen tonë, sepse qeveria jonë ka qenë e do të jetë e të gjithëve”, ka thënë ai.

Kurti premtoi se në mandatin e ardhshëm do të vazhdojnë siç tha ai, punët e mira në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit të vendit.

Edhe në këtë tubim janë prezantuar kandidatët për deputetë nga rajoni i Prizrenit.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës