Në lagjen Suhodoll të veriut të Mitrovicës, banorët patën një takim të ngrohtë dhe entuziast me kandidatët për deputetë nga Mitrovica.
Kandidatja për deputete nga Alternativa në listën fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani ka thënë se me përkushtim dhe besim, edhe Suhodolli iu bashkua fuqishëm armatës së 500 mijë zemrave, të cilat më 9 shkurt do të shpalosin mbështetjen e tyre në çdo cep të Kosovës.
Me vendosmëri për një të ardhme më të mirë, banorët e Suhodollit konfirmuan përkrahjen e tyre për fitoren e madhe.
Edhe banorët e fshatit Zhabar bashkëbiseduan me kandidatët për deputetë nga kjo anë. Ata njëzëri e të vendosur vulosën besnikrinë ndaj kësaj liste me emrat më të mirë duke e përkrahur vizionin e saj dhe qeverinë e ardhme Kurti 3.












