Qarkaxhija në Gjakovë: Me një qasje të qartë dhe mbështetje të drejtpërdrejtë për sektorin prodhues, do të forcohet ekonomia e do të rritet punësimi

Kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Diana Qarkaxhija bashkë me kryeparlamentarin z. Glauk Konjufca dhe kandidatët tjerë për deputetë z. Gegë Lleshi. Z. Agon Batusha e z. Hysamedin Feraj vizituan fabrikën Lefix në Gjakovë.

Është ky një rrjet i suksesshëm biznesesh që po shënon rritje të vazhdueshme të eksportit dhe po krijon mundësi të reja punësimi për qytetarët e këtij rajoni.

“Lefix është një shembull i shkëlqyer i potencialit që ka sektori prodhues në Kosovë, një sektor që me mbështetjen e duhur mund të bëhet shtyllë e zhvillimit ekonomik të vendit. Pikërisht për këtë arsye, Qeveria Kurti 3 ka planifikuar të investojë 1 miliard euro për ndërmarrjet prodhuese, duke krijuar kushte më të mira për punë, prodhim dhe eksport”, është shprehur Qarkaxhija.

Së bashku vizituan edhe banorët e fshatit Damjan ku u pritën ngrohtësisht në Lagjen Shehu. Banorët rikonfirmuan se më 9 shkurt do të votojnë për vazhdimin e mirëqeverisjes edhe për katër vitet e ardhshme. Ata ishin të vendosur për vazhdim e punëve suksesshme dhe jo kthim prapa.

Një tjetër vizitë iu bë kompanisë Lima Tex që merret me prodhimin e veshjeve të punës. E nisur si biznes familjar, sot ky biznes ka rreth 40 punëtorë, kryesisht gra, duke kontribuar në zhvillim ekonomik dhe fuqizimin e grave në tregun e punës.

“Me tri pika shitjeje në Gjakovë, Rahovec dhe Prishtinë, Lima Tex është shembull i sipërmarrjes vendore që rritet duke e ndihmuar edhe ekonominë tonë. Ky është modeli i zhvillimit që ne mbështesim – biznese që krijojnë vende pune dhe prodhojnë cep më cep për tregun e brendshëm dhe më gjerë”, ka thënë Qarkaxhija.

Me një qasje të qartë dhe me mbështetje të drejtpërdrejtë për sektorin prodhues, do të forcohet ekonomia, do të rritet punësimi dhe do të sigurohet një e ardhme më e qëndrueshme për të gjithë qytetarët e Kosovës, është thënë mes tjerash në bashkëbiseëdim me qytetarët e Gjakovës, ku u konfirmua përkrahja për qeverinë Kurti 3.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës