Kusari - Lila: Ngushëllime familjes Thaçi për humbjen e bashkëshortit, babait dhe gjyshit

Kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari – Lila ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish presidentit, Hashim Thaçi.

Kusari – Lila  tha se, ndarja nga jeta e Haxhi Thaçit, babait të ish presidentit dhe ish kryeministrit, Hashim Thaçi, sjell dhimbjen e humbjes dhe trishtimin e vdekjes, por edhe atë të ndarjes së detyruar për së gjalli nga i biri.

“Lajmi për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit, Hashim Thaçi, sjell dhimbjen e humbjes dhe trishtimin e vdekjes, por edhe atë të ndarjes së detyruar për së gjalli nga i biri. Ngushëllime familjes Thaçi për humbjen e bashkëshortit, babait dhe gjyshit. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të dhe i qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës