Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka rinovuar klinikën e brendshme të qendrës shëndetësore në kuadër të Organizatës Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në Prizren, duke ofruar edhe mbështetje me pajisje.
Zv/ministri i Punës, Financave dhe Transfereve z. Agon Dobruna ka marrë pjesë në këtë ceremoni të hapjes së projektit transformues “Rinovimi dhe mobilimi i ambienteve të Ambulancës Interne të organizatës komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës”. Ai ka thënë se, ky projekt sjell një përmirësim të ndjeshëm në infrastrukturën dhe cilësinë e shërbimeve, duke krijuar kushte më të mira dhe ambiente më funksionale për përfituesit.
“Në Prizren gjatë ceremonisë së hapjes të projektit “Rinovimi dhe mobilimi i ambienteve të Ambulancës Interne të organizatës komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës” i cili është implementuar nga ana e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA, duke ofruar kushte më efikase dhe ambiente shume më cilësore”, ka thënë Dobruna.
Në ceremoni morën pjesë edhe nënkryetari i TIKA-s, Mahmut Çevik, zv/kryeministrja e Kosovës për Çështjet e Minoriteteve dhe të Drejtave të Njeriut, znj. Emilija Rexhepi, ambasadori i Turqisë në Prishtinë, z. Sabri Tunç Angılı, kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), njëherësh ministër i Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka, deputetja e KDTP-së, znj. Fidan Brina Jılta, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe shoqatave të pensionistëve.

