Dobruna nderon jetën dhe veprimtarinë e heroit Bajram Curri

Të shtunën në përvjetorin e 100-të të vrasjes së heroit kombëtar Bajram Curri, kryetari i Alternativës dega në Gjakovë, z. Agon Dobruna në respekt të jetës dhe veprimtarisë së tij e ka vlerësuar lartë figurën e kolosit të lirisë, birit të Malësisë së Gjakovës i cili luftoi pa u kursyer për popullin tonë.

“Sot, me rastin e 100 vjetorit të rënies së Heroit të popullit Bajram Curri, në përkujtimore pranë lapidarit në Mbas’Kollate, në Dragobi të Bajram Currit. Së bashku me shoqatat dhe përfaqësuesit lokal e nacional, ishte edhe mbesa e heroit Mimoza Kraja dhe pjesëtarë tjerë të familjes Curri, duke e bërë këtë organizim edhe më madhështor. Sepse aty kishte shumë pasardhës të atyre që strehuan dhe luftuan së bashku me heroin”, ka theksuar ai.

Ai ka shtuar se, Bajram Curri veproi në një kohë të vështirë për kombin tonë dhe kontriboj gjatë gjithë jetës me pushkë në dorë dhe me organizime të shumta të kohës, për mbrojtjen e trojeve shqipëtare, kundër copëtimit nga shtetet shoviniste.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës