Kusari Lila: Me fat festën e Fitër Bajramit, festa që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila ka uruar Fitër Bajrami, duke thënë se mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë sesa që marrim dhe se le të jetë kjo festë një thirrje për paqe në botë, një moment ku çdo zemër ndjen ngrohtësinë e bashkëjetesës dhe shpresën për një të ardhme më të mirë.

“Me fat festën e Fitër Bajramit, festa që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit! Në këtë ditë madhe, të kujtojmë me zemër sakrificën dhe përkushtimin që besimtarët kanë treguar gjatë muajit të Ramazanit, duke forcuar lidhjet me Zotin dhe me njëri-tjetrin përmes agjërimit, lutjeve dhe veprave të mira”, është shprehur ajo.

Kryetarja ka shtuar se, le të jetë kjo festë një thirrje për paqe në botë, një moment ku çdo zemër ndjen ngrohtësinë e bashkëjetesës dhe shpresën për një të ardhme më të mirë. Uroj që të sëmurët të gjejnë shërim, ata në dhimbje të marrin lehtësim, dhe secili që është në nevojë të ketë mbështetjen e duhur.

“Gëzuar Fitër Bajramin me gjithë zemër – festë të mbushur me mirënjohje, dashuri dhe frymëzim për një botë më të drejtë, më të ndjeshme dhe më të bashkuar!”, thuhet në urimin e znj. Mimoza Kusari Lila.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës