Kusari-Lila: Opozita po e pengon procesin, marrëveshja mes PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe ende funksionale

Kryetarja e Alternativës, deputetja Mimoza Kusari-Lila, pas dështimit të seancës, tha se opozita po pengon procesin dhe se marrëveshja e vjetër politike ende vazhdon të jetë aktive, duke bllokuar çdo mundësi për përparim.

 “Në emër të dy partive së bashku edhe me Levizjen VETËVENDOSJE, dua të deklaroj që në përmbyllje të gjithë kësaj sage janë të qarta dy argumente të forta e parasegjithash: e para, që partitë e opozitës nuk po duan të ketë zgjidhje, po duan ta mbajnë këtë bllokadë. Dhe e dyta, që marrëveshja mes PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe ende është funksionale. Sot as që erdhi deri te votimi për kandidatin e propozuar nga ne — votimi nuk kaloi. Sot u bllokua që në start çdo mundësi për të pasur një rezultat pozitiv.”, ka thënë ajo në deklaratën e saj për media pas seancës.

Ndërkohë deputetja Mimoza Kusari Lila ka folur edhe për Top Channel deri sa ka theksuar se, ne po vijmë me propozime të reja të cilat ata nuk po i pranojnë.

https://www.facebook.com/mimozakusari/videos/1729288807621584

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës