Ministrja znj. Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Alternativës, ka zhvilluar takim me drejtoreshën ekzekutive të STIKK-ut, Vjollca Çavolli, dhe anëtarët e Bordit, ku u diskutua për inovacionin dhe finalizimin e Ligjit për Ndërmarrësi dhe Inovacion, si dhe për zhvillimin e sektorit të teknologjisë informative. Ajo theksoi rëndësinë e bashkërendimit institucional dhe mbështetjes së potencialit të të rinjve në IT, duke e cilësuar këtë sektor si shtyllë horizontale të zhvillimit ekonomik dhe prioritet për katër vitet e ardhshme.
“Sot prita në takim drejtoreshën ekzekutive të STIKK-ut, znj. Vjollca Çavolli me anëtarët e Bordit të organizatës, diskutuam në detaje për inovacionin dhe finalizimin e Ligjit për Ndërmarrësi dhe Inovacion”, ka thënë ajo.
“Biseduam gjithashtu për potencialin e madh të të rinjve në industrinë e teknologjisë informative dhe për planet tona për zhvillimin e sektorit – nga themelimi dhe promovimi i ICT Tower, deri te format ndërsektoriale të bashkërendimit të aktiviteteve për promovimin e vendit dhe të mundësive për kompanitë e IT-së në Kosovë”, është shprehur mes tjerash ajo pas takimit.
“Theksova se sektori i teknologjisë informative nuk është i ndarë vertikalisht në ekonomi, por ka shtrirje horizontale, pasi prek pothuajse çdo fushë të veprimit institucional dhe ekonomik. Bashkërendimi në vendimmarrje dhe bashkëpunimi i ngushtë do të jenë prioritetet tona në katër vitet e ardhshme, me rezultate konkrete në rritjen ekonomike, punësim dhe avancim teknologjik”, ka theksuar me këtë rast ministrja e MINTI-, Kusari-Lila.



