Organizuar nga Shoqata Down Syndrome Kosova, të martën u hap ekspozita “Përmes Artit Promovojmë Diversitetin”. Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Trasfereve, përfaqëues nga Alternativa z. Agon Dobruna në këtë aktivitet, ku u shënua Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara ka thënë se, angazhimi i MFPT-së është i vazhdueshëm, por në të njejtën kohë suksesi i këtyre përpjekjeve nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile, me të cilat bashkëpunimi është i shkëlqyer.
Ekspozita u cilësua si e veçantë dhe e bukur, duke reflektuar talentin dhe potencialin e jashtëzakonshëm të këtij komuniteti.
“Mbrëmë në organizim të shoqatës Down Syndrome Kosova, u prezantua ekspozita “Përmes Artit Promovojmë Diversitetin” duke shënuar Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. Sebahate Beqiri, drejtoreshë ekzekutive, tregoi për të arriturat e aktivitetet gjatë vitit dhe bashkëpunimet që kanë pasur me organizata dhe institucione përkatëse.
Një ekspozitë e veçantë dhe e bukur, që sjell talentin e këtij komuniteti dhe potencialin e jashtzakonshëm që posedojnë. Angazhimi i MFPT-së është i vazhdueshëm, por në të njejtën kohë suksesi i këtyre përpjekjeve nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile, me të cilat bashkëpunimi është i shkëlqyer.
Prandaj kjo punë e përbashkët po krijon një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të drejtë për të gjithë personat e komunitetit dhe me theks të veçantë fëmijët”, është shprehur zëvendësministri i MFPT z. Dobruna.