Agjencioni i Zhvillimit Rajonal – Lindje, të mërkurën në Gjilan ka organizuar takimet konsultative me përfaqësues të Komunave Gjilan, Viti, Novobërdë, Ranillug, Kllokot dhe Partesh.
Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, përfaqësues nga Alternativa, z. Ali Tafarshiku ka bërë të ditur se temë diskutimi ishte zbatimi i ligjit për Zhvillim Rajonal të Balancuar dhe themelimi i Qendrës në këtë regjion.
“Organizuar nga Agjencioni i Zhvillimit Rajonal – Lindje, sot ne Gjilan vazhduam takimet konsultative me përfaqësues të Komunave Gjilan, Viti, Novoberd, Ranillug, Kllokot dhe Partesh.
Temë diskutimi ishte zbatimi i ligjit për Zhvillim Rajonal të Balancuar dhe themelimi i Qendrës në këtë regjion.
Gjithashtu, zyrtarët e Komunave i njoftova me mundësitë e aplikimit në thirrjen për projekte kapitale që Ministria e Zhvillimit Rajonal do e hapë së shpejti”, ka theksuar zëvendësministri Tafarshiku.