Alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit hyn me pesë kandidatë në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE, me vendosmëri e vizion të qartë dhe me një ekip të dëshmuar, të udhëhequr nga kryetarja znj. Mimoza Kusari Lila.
Të përkushtuar për barazi, fuqizim dhe model të qeverisjes pa paragjykime, me mendje të hapur, vlera liberale, integritet dhe profesionalizëm, Alternativa para elektoratit prezanton:
8. Mimoza Kusari-Lila
24. Agon Dobruna
43. Diana Qarkaxhija
63. Hasime Tahiri-Hasani
78. Sibora Kadriu
Darka e fundvitit shënon jo vetëm përmbylljen e një viti të suksesshëm, por edhe fillimin e një rrugëtimi të ri për të gjithë ne. Një kapitull ku përkushtimi, puna dhe dashuria për vendin janë në qendër të çdo veprimi.
Drejt fitores, me ndërgjegje të pastër dhe njerëz që punojnë pa u lodhur për vendin që duam dhe që meritojmë! Le të ndërtojmë së bashku një të ardhme të ndritur!