Sibora Kadriu të rinjëve: Presim që votën e parë ta hidhni me gjithë zemër

Po përmbyllet viti me një festë të paharrueshme bashkë me të rinjtë dhe mërgatën tonë shembullore të cilët me energjinë e tyre kremtuan bashkë me kandidatët për deputetë të listës fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE, Alternativës dhe Partisë Guxo.

Në tubimin festiv të fundvitit kandidatja për deputete, më e reja e listës, znj. Sibora Kadriu, përfaqësuese e Alternativës i është drejtuar masës së madhe të të rinjëve e mërgimtarëve duke theksuar se, ashtu si ajo, janë edhe dhjetëra mijëra të rinj e të reja që ndajnë të njëjtin ideal dhe se të gjithë së bashku, me këmbëngulje dhe përkushtim, do të vazhdojnë punën për një Kosovë më të mirë.

“Jam bërë pjesë e këtij projekti politik ngase besoj se sakrifica për shtetin dhe për atdheun janë të përhershme. Gjenerata ku bëj pjesë, pikërisht e ka radhën të punoj për vendin. Dashurinë për atdhe e kam mësuar në familje, nga paraardhësit e mi. Si mbesë e luftëtarit Idriz Seferi, obligimin për shërbim ndaj vendit e djej si krenari. Si unë janë edhe dhjetëra e mijëra të rinjë e të reja. Ne do të vazhdojmë bashkë me këmbëngulje, punën për Kosovën. Jam dëshmitare e arritjeve dhe punës së kësaj Qeverie. Me këtë besim i jam bashkuar listët për deputete. Angazhimi politik është shërbim e sakrificë, ama është shërbim që ia vlen më së shumti, është shërbim për atdheun. Nga këtu ftoj të gjithë të rinjë e të rejat në Kosovë e në mërgatë që të angazhohen politikisht në këtë projekt të jashtëzakonshëm që kemi ndërtuar. Të gjithë presim që votën e parë ta hidhni me gjithë zemër. “, ka thënë mes tjerash kandidatja për deputete, znj. Sibora Kadriu.

Të pranishëm ishin edhe kryetarja e Alternativës, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari Lila dhe kandidatët për deputetë z. Agon Dobruna e znj. Diana Qarkaxhija.

Ky tubim u përcoll me ovacione duke u theksuar rëndësia e “Votës së Parë” si votë e zemrës dhe “Votës së mërgatës” si votë për atdheun.

Festa shërbeu si një moment solidariteti dhe gëzimi, ku miq e bashkatdhetarë nga çdo cep i botës u bashkuan për të ndarë momente të veçanta së bashku, e drejt fitores.

#qeveriakurti3

#8MimozaKusari

#24AgonDobruna

#43DianaQarkaxhija

#63HasimeTahiriHasani

#78SiboraKadriu

#AlternativapërKosovën

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës