Tahiri-Hasani: Mitrovica ka qenë dhe do të mbetet mbështetësja jonë e fuqishme

Kandidatja për deputete, Hasime Tahiri-Hasani, përfaqësuese e Alternativës në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE, bashkë me kryeparlamentarin z. Glauk Konjufca, kandidatët për deputetë z. Agim Bahtiri dhe znj. Arjeta Fejza kanë  zhvilluar takime frymëzuese me argjendarët në Mitrovicë dhe kanë biseduar me banorët e fshatit Kqiq.

Tahiri-Hasani tha: “Mitrovica ka qenë dhe do të mbetet mbështetësja jonë e fuqishme. Ajo do të jetë shtyllë e fortë e fitores së madhe të 9 Shkurtit, sepse angazhimi i qytetarëve të saj është kyç për ndryshimin që kërkojmë.”

Ajo theksoi se rinia e Kosovës është gjithnjë e më e angazhuar dhe mobilizuar për të bërë ndryshimin, sepse “vota e parë është votë e zemrës”, dhe kjo energji pozitive do të udhëheqë ndryshimet e domosdoshme për të ardhmen e vendit.

Në fshatin Kqiq bashkëbiseduan me banorët për progresin dhe arritjet që janë bërë gjatë këtij mandati të qeverisjes, duke theksuar angazhimin dhe përkushtimin për përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë.

Ky takim reflekton një angazhim të palëkundur për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve, për të cilët Hasime Tahiri-Hasani do të jetë zë i fortë dhe mbështetës.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës