Kryetarja e Alternativës, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, të mërkurën takoi ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovën, z. Ragnar Almqvist.
Gjatë bisedës, u diskutuan zhvillimet pas zgjedhjeve parlamentare, duke theksuar pjekurinë demokratike që Kosova tregoi në këtë proces dhe hapat e ardhshëm pas certifikimit të rezultateve. Po ashtu, u trajtua mbështetja e palëkundur e Irlandës në rrugëtimin evropian të Kosovës dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve, duke ndërtuar mbi miqësinë e fortë që i lidh.
“Mirëprita sot ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovën, z. Ragnar Almqvist. Në një bisedë të hapur dhe shumë të vlefshme, diskutuam për zhvillimet pas zgjedhjeve parlamentare, pjekurinë demokratike që Kosova tregoi gjatë këtij procesi dhe hapat e ardhshëm pas certifikimit të rezultateve. Po ashtu, folëm për mbështetjen e Irlandës në rrugëtimin evropian të Kosovës dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin mes vendeve tona, duke ndërtuar mbi miqësinë e fortë që na lidh. Thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës – një mike dhe aleate e çmuar për Kosovën”, ka theksuar Kusari Lila.
