Më 24 shkurt janë bërë tre vjet nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia – tre vjet heroizëm, sakrificë dhe luftë për liri. Pavarësisht sfidave të mëdha, populli ukrainas ka dëshmuar guxim të jashtëzakonshëm. Në këtë ditë domethënëse, kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila, thekson se Kosova ka qenë dhe do të mbetet një aleate e palëkundur e Ukrainës. Ajo është shprehur se, përmes përkushtimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, ne qëndrojmë fuqishëm në mbështetje të së drejtës, demokracisë dhe vlerave euro-atlantike. “Sot bëhen tre vjet nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia – tre vjet luftë, sakrifice dhe qëndrese të palëkundur. Pavarësisht vuajtjeve dhe shkatërrimit, populli ukrainas ka treguar guxim të jashtëzakonshëm në mbrojtje të lirisë dhe sovranitetit të tij, duke frymëzuar mbarë botën. Kosova, Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës kanë ofruar mbështetje të parezervë për Ukrainën, duke u rreshtuar fuqishëm në krah të të drejtës, demokracisë dhe vlerave euro-atlantike. Në këtë përvjetor, riafirmojmë solidaritetin tonë dhe përkushtimin për të qëndruar pranë Ukrainës deri në fitoren e saj”, ka theksuar kryetarja Kusari-Lila.
Përulje dhe nderim me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Kryertari i degës së Alternativës në Gjakovë, z. Agon Dobruna dhe sekreterja znj. Diana Qarkaxhija të shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tjerë kanë bërë homazhe pranë lapidarit, Shokët e Lirisë në Gjakovë me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ata kanë uruar qytetarët e Republikës në këtë ditë feste. “Kosova po forcohet si shtet dhe si republikë, duke ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe demokratike. Sakrifica e bijave dhe bijve të saj, heroizmi i komandantit Adem Jashari dhe kontributi i përfaqësuesve shtetërorë për më shumë se 17 vite kanë qenë themel për zhvillimin e vendit. Institucionet po forcohen, sfidat po tejkalohen, dhe Kosova vazhdon rrugën e saj të zhvillimit”, ka thënë Dobruna. Edhe kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila ka përcjellur urime me rastin e kësaj feste. “Jemi me fat dhe me krenari të madhe që jetuam për të parë lindjen e shtetit tonë të dashur, Kosovës – një shtet i ngjizur nga aspirata shekullore e popullit për liri, pavarësi dhe demokraci. Kjo liri e shumëpritur u ndez nga sakrifica sublime e brezave, u forcua nga betejat heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe u vulos me përkrahjen vendimtare të Aleancës më të fuqishme e demokratike, e cila i doli në ndihmë popullit të Kosovës në momentet më të vështira të historisë sonë”, ka thënë ajo. “Në këto 17 vite të shtetësisë, Kosova ka kaluar sfida të mëdha, por edhe ka shënuar arritje të rëndësishme. Me histori të lavdishme pas dhe me një të ardhme të përcaktuar qartë drejt integrimit evropian, ne vazhdojmë të ndërtojmë një shtet të qëndrueshëm, të zhvilluar dhe demokratik, ku vlerat e lirisë dhe të drejtësisë mbeten busulla jonë udhëheqëse”, ka thënë mes tjerash Kusari Lila. Gëzuar 17-vjetorin e Pavarësisë, Kosovë!
Homazhe në nderim të Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, plagë që ende nuk është mbyllur
Lule të freskëta mbi varret e tyre – një gjest i thjeshtë, por i rëndë sa pesha e dhimbjes që koha nuk e zbut. Brezat e shqiptarëve nuk harrojnë, se pishtari i lirisë bartet me sakrificë, nga dora e njërit te tjetri, për të mos lejuar që errësira të mbulojë përparimin e popullit tonë. Në këtë ditë plot dhimbje, kryeministri z. Albin Kurti, së bashku me zv. kryeministrin z. Besnik Bislimi, kryetarin e Kuvendit z. Glauk Konjufca, kryesuesen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kryetare e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, familjarë, miq, ministra, deputetë dhe aktivistë, u përkulën me respekt pranë varreve të Mon Balajt dhe Arben Xheladinit. Më pas, u mblodhën te Pllaka Përkujtimore në sheshin “Nëna Terezë”, për të kujtuar dy jetë të shuara padrejtësisht, por kurrë të harruara. Ishte 10 shkurti i vitit 2007 kur Arbeni dhe Moni, bashkë me mijëra të tjerë, dolën në rrugë jo për veten e tyre, por për Kosovën, për drejtësinë për të vendosur vetë për fatin e popullit. Por në vend të drejtësisë, ata u përballën me plumba. Policia rumune e UNMIK-ut hapi zjarr mbi trupat e pambrojtur të protestuesve, duke shuar dy jetë të reja, duke lënë pas dhimbje të pashlyeshme dhe një boshllëk që ende nuk është mbushur. Sot, pas 18 vitesh, heshtja e drejtësisë është po aq e zhurmshme sa krismat e asaj dite. Nuk ka fajtorë të dënuar, nuk ka ndëshkim për ata që urdhëruan dhe shtypën me dhunë zërin e popullit. Lavdi përjetë jetës dhe veprës së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit!
Kështu duket fitorja – një fitore e arritur bashkë me qytetarët
Qeveria Kurti po vjen! Pas mesnate, kryeministri z. Albin Kurti iu drejtua qytetarëve të mbledhur në Sheshin Skënderbeu, në Prishtinë duke i falënderuar për besimin dhe pjesëmarrjen masive në votime. Ai e cilësoi këtë fitore si rezultat të vullnetit të popullit dhe një hap të rëndësishëm drejt së ardhmes. “Procesi zgjedhor ka qenë proces demokratik i cili nuk ka pasur incidente. E falënderoj edhe policinë dhe mekanizmat shtetëror. Ne do ti vazhdojmë punët e mira të cilat i kemi nisur në këtë mandat 4 vjeqar, do të bjëmë edhe shumë të tjera në përputhje me të gjitha premtimet tona në jug e në veri, në lindje e në perëndim, cep më cep Republikës sonë për të gjithë qytetarët, pa lënë asnjërin mbrapa”, ka thënë ai mes tjerash. Në të njëjtën frymë, edhe kryetarja e Alternativës, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari-Lila, iu adresua qytetarëve, duke shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen dhe përkushtimin e treguar. Ajo theksoi se kjo fitore është dëshmi e përkushtimit të qytetarëve për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të zhvilluar. “ Faleminderit që na keni tregu se sa e vështirë e sa e pa mundur është me e thy vullnetin e popullit. Ata që kanë provu me e ndalë, e kanë kuptu që s’mujin me e ndalë formimin e qeverisë Kurti 3. Prandaj na pret punë e madhe na pret punë e rëndë, por krejt e vlefshme për arsye se janë zemrat si ju që na mbështetni dhe e mbështetni kryeministrin më të mirë që e ka pasur ndonjëherë Kosova, Albin Kurti”, ka thënë kryetarja Kusari Lila. Masës i jaën drejtuar edhe znj. Donika Gërvalla, znj. Albulena Haxhiu e z. Xhelal Sveçla të cilët po ashtu I kanë falënderuar qytetarët e Kosovës për zgjedhje të lira e të mbara. Ky moment nuk është thjesht një fitore elektorale – është një dëshmi e forcës së bashkimit dhe vendosmërisë për të çuar vendin përpara!
9 shkurti le të jetë një ditë historike për Republikën
Alternativa për fitore me vizion, me vendosmëri, me ju të dashur qytetarë! Energjia, pasioni dhe vizioni për të ardhmen u bashkuan edhe sot në një ditë të jashtëzakonshme për kandidatët e Alternativës! Me mbështetjen e palëkundur të qytetarëve, ata po shkruajnë një kapitull të ri, plot shpresë dhe vendosmëri për një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të fortë. Rrugëtimi ynë vazhdon me forcë! Në partneritet të pathyeshëm me Lëvizjen VETËVENDOSJE dhe partinë Guxo, ne po ecim drejt fitores me besim të plotë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm. Nuk ka kthim prapa, sepse forca jonë është zëri dhe mbështetja e popullit! Me një vizion të qartë dhe një optimizëm të palëkundur, ne garantojmë ndryshimin që e kërkon dhe e meriton secili qytetar. Kjo është koha jonë! Mbështetja e jashtëzakonshme gjatë këtyre ditëve të fushatës ka dëshmuar se qytetarët duan dhe besojnë në një qeverisje të ndershme, të fuqishme dhe të guximshme. Të dielën, bëjmë historinë! Në kutitë e votimit vulosim një të ardhme me më shumë drejtësi, zhvillim dhe dinjitet! Me votën tonë, sjellim fitoren e sigurt! Fitorja është e popullit! Fitorja është e Kosovës! Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila ka thënë se e ardhmja e ndritur na pret, sepse kemi energji, vizion dhe optimizëm. “E ardhmja e ndritur na pret, sepse kemi energji, vizion dhe optimizëm. Falë të gjithë atyre që na mbështesin pa u ndalur dhe ecin krah nesh, rrugëtimi ynë vazhdon përpara. Nuk ka kthim prapa!”, ka thënë kryetarja Kusari Lila. Fitorja është e jona! Rrugëtimi vazhdon!
Kusari Lila në tubimin përmbyllës: Fitorja është e Lëvizjes VETËVENDOSJE, më e madhja që e ka parë ndonjëherë Kosova
Kur zemrat bëhen bashkë, ato rrahin si një, dhe kështu fitorja troket në derë. Tubimi madhështor në Prishtinë dëshmoi se asgjë nuk i ndal zemrat e bashkuara deri në referendumin historik të fitores. Lëvizja VETËVENDOSJE, së bashku me Partinë Guxo dhe Alternativa, po ecin drejt një të ardhmeje më të ndritshme dhe më të sigurt për të gjithë,bashkë me qytetarët e Republikës së Kosovës. Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, ka thënë se e diela e 9 shkurtit është referendum për katër vitet e ardhshme. Ai theksoi se, Qeveria kurrë nuk i ka rrezikuar raportet me Shtetet e Bashkuara dhe me Bashkimin Evropian. Ndërsa Kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila ka thënë se më 9 shkurt do të kremtojmë festën më të madhe që është parë ndonjëherë. Numri 118 është alternativa e vetme e këtyre zgjedhjeve, ka thënë ajo mes tjerash. “Më 9 shkurt kemi festë, fitorja është e Lëvizjes VETËVENDOSJE, më e madhja që e ka parë ndonjëherë Kosova. E sot gjatë ditës i keni parë sheshet e Prishtinës të mbushura me lule mimoza. Mimoza si lule është lajmëtare e pranverës, ndërsa unë me emrin Mimoza si pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENSDOSJE, ju them këtu, se fitorja e 9 shkurtit është e sigurtë e garantuar dhe më e madhja ndonjëherë. E siç e kemi thënë këtë vit pranvera vjen 40 ditë më herët, vjen më 9 shkurt jo me 21 mars”, ka thënë ajo mes tjerash. Bashkë, me vullnet të pathyeshëm dhe vizion të qartë shkojmë drejt fitores së 9 shkurtit!
Gratë janë me fituesit e listës me numrin 118
Gratë gjithmonë kanë qenë shtylla kryesore e shoqërisë sonë, duke bërë diferencën me përkushtimin, vizionin dhe forcën e tyre. Ato kanë dëshmuar se janë faktor kyç në ndryshimet pozitive dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë. Me shumë dashuri dhe respekt, kandidatët për deputetë nga lista fituese e Lëvizjes Vetëvendosje patën nderin të takojnë një grup të jashtëzakonshëm grash nga profile dhe profesione të ndryshme nga Mitrovica. Ky takim ishte një dëshmi e fuqisë së madhe që gratë sjellin në proceset vendimmarrëse dhe në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë e të begatë. Nga këto gra të guximshme dhe të vendosura u mor konfirmimi se 9 shkurti, dita e referendumit, do të jetë një ditë historike fitoreje. Me një përkrahje masive, ato shprehën vullnetin e tyre për të dalë në votime dhe për të mbështetur më të mirët – ata që punojnë për një të ardhme më të ndritur dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët. Me fat dhe gëzim drejt një të nesërmeje që na pret edhe më e begatë!
Qarkaxhija: “Tina Creative” është një model frymëzues i sipërmarrjes së qëndrueshme dhe fuqizimit ekonomik
Showroom-i i “Tina Creative” është dëshmia më e mirë e suksesit të një biznesi familjar që ka arritur të shtrihet me krenari në Gjakovë dhe Prizren. Kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Diana Qarkaxhija ka vizituar ekipin e kreatoreve të këtij biznesi për çka i ka përgëzuar për arritjet që kanë pasur. “Me një ekip të përkushtuar, ku shumica janë gra të talentuara, “Tina Creative” është një model frymëzues i sipërmarrjes së qëndrueshme dhe fuqizimit ekonomik. Ky biznes jo vetëm që sjell inovacion dhe mjeshtëri artizanale, por gjithashtu luan një rol kyç në zhvillimin e ekonomisë lokale”, ka thënë Qarkaxhija. “Puna e palodhur, cilësia e lartë dhe pasioni për krijimtari e bëjnë “Tina Creative” një histori suksesi që meriton të promovohet dhe të shërbejë si shembull për gjeneratat e reja të ndërmarrësve!”, ka thënë ajo mes tjerash. Bashkë me znj. Qarkaxhija ishte edhe kandidatja për deputete nga Lëvizja VETËVENDOSJE, znj. Dafina Gexha Bunjaku.
Kryeministri Kurti në veri të Mitrovicës shijon kafen bashkë me kandidatët për deputetë
“Kafja në Veri nuk është një moment i veçantë që na bashkon rreth vlerave, vizionit dhe përkushtimit për një të ardhme më të mirë! Sot, kjo kafe pati një shije edhe më të veçantë, sepse e ndamë me kryeministrin z. Albin Kurti, bashkëshorten e tij dhe aktivistët e palodhur, të cilët me punë e sakrificë po e bëjnë ndryshimin realitet”, kështu është shprehur kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime tahiri Hasani. Me zemër, përkushtim dhe vullnet të palëkundur, vazhdojmë përpara – drejt një Kosove më të drejtë, më të fortë dhe më të bashkuar!
Tahiri Hasani: Si deputete, do të jem në krye të detyrës, do punoj për realizimin e premtimeve dhe për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët
Fshati Vidimriq në veri të Mitrovicës dhe lagjja e madhe Bair e Mitrovicës edhe njëherë dëshmuan përkushtimin e tyre ndaj zhvillimit dhe përparimit, duke përkrahur vizionin e qeverisë Kurti 3 dhe kandidatët e Mitrovicës në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE. Në kuadër të takimeve me qytetarët, kandidatja për deputete nga Alternativa në listën fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani, zhvilloi bashkëbisedime të frytshme me banorët e veriut dhe jugut të Mitrovicës. Ajo shprehu mirënjohje të thellë për përkrahjen e tyre dhe premtoi se do të jetë gjithmonë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës. “Faleminderit shumë nga zemra, Vidimriq dhe Bair! Mbështetja juaj më jep forcë dhe përgjegjësi edhe më të madhe. Si deputete, do të jem në krye të detyrës, duke punuar për realizimin e premtimeve dhe për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët,” u shpreh ajo. Mitrovica po tregon edhe njëherë unitetin dhe vullnetin për ndryshim. Bashkë, me vendosmëri dhe vizion të qartë, po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qytetin dhe mbarë Kosovën!











