Kryetarja e Alternativës dhe shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari Lila bashkë me kryetarin e degës së Alternativës në Gjakovë, z. Agon Dobruna, kandidatë për deputet, vizituan kompaninë e pastrimit kimik “Saranda” në Gjakovë. “ Është një biznes i shkëlqyer dhe shembull për standardet e larta të cilësisë në sektorin e shërbimeve. Kjo kompani, me përkushtim dhe profesionalizëm, ofron shërbime të klasit të parë, duke përmbushur dhe tejkaluar pritshmëritë e klientëve të saj. Kompanitë si “Saranda” dëshmojnë se me punë të palodhur dhe vizion të qartë, mund të ndërtohen biznese që jo vetëm qëndrojnë konkurruese, por edhe frymëzojnë komunitetin”, ka thënë Kusari Lila në bashkëbisedim me drejtuesit e saj. Mimoza Kusari-Lila dhe Dobruna treguan mbështetjen e tyre për bizneset që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Një tjetër vizitë ka zhvilluar kandidati për deputet nga lista e VETËVENDOSJES, z. Agon dobruna në “Maestro Art Filigran”. I pranishëm ishte edhe ministri I Kulturës, Rinisë dhe Spoprteve z.Hajrulla Çeku dhe kandidatët për deputet, z. Hysamedin Feraj, Ardian gola e z. Agon Batusha të cilët patën mundësinë të shohin nga afër mjeshtërinë e z. Halil Kerraxhija, një nga mjeshtrit më të vjetër dhe më të përkushtuar të këtij zanati të rrallë. Vizituan edhe skulptorin Andin Bakija, ku u njohën me një koleksion të jashtëzakonshëm veprash të krijuara me dashuri dhe pasion të thellë për artin. Çdo detaj në punimet e tij pasqyron përkushtimin dhe talentin e një artisti që ndjek ëndrrën e tij me plot zemër. Kandidatët për deputet qëndruan edhe në familjen e piktorit të ndjerë akademik Ibrahim Ponosheci. Kjo vizitë shërbeu si një mundësi e veçantë për të njohur nga afër dhe për të përjetuar energjinë artistike të pikturave të prof. Ibrahimit, të cilat mbartin një vlerë të jashtëzakonshme artistike dhe shpirtërore. Familja e tij ka treguar përkushtim të madh në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e këtij thesari të çmuar artistik, duke e trajtuar atë si një trashëgimi të vyer për brezat e ardhshëm. Me mbështetjen e MKRS-së, shumë shpejt këto vepra pritet të prezantohen për publikun e gjerë art-dashës, në mënyrë dinjitoze, si pjesë e “Galerisë Ibrahim Ponosheci”, duke nderuar kështu jetën dhe veprën e këtij artisti të madh.
Hasime Tahiri Hasani në Rahovë: Mbështetje e pakushtëzuar për kandidatët për deputetë dhe përkrahje për ndërmarrësit ruralë
Kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani, zhvilloi një takim të përzemërt me banorët e Rahovës, në veri të Kosovës. Gjatë vizitës, ajo konstatoi mbështetje të fuqishme për kandidatët dhe vizionin liberal të Alternativës. E pranishme ishte edhe kandidatja për deputete znj. Arjeta Fejza. Në këtë takim, ajo vlerësoi punën dhe përkushtimin e ndërmarrësve si z. Arben Peci, që udhëheq biznesin N.P.T “TONI” me zell dhe dashuri për vendlindjen. “Ndërmarrësit, sidomos ata të viseve rurale, do të jenë një prioritet i Qeverisë Kurti 3, me politika zhvillimore që përkrahin bizneset lokale,” theksoi ajo. Rrugëtimi drejt fitores vazhdon, duke bashkuar zemrat dhe energjinë e mbi 500,000 qytetarëve anë e mbanë Kosovës! Bashkë, për një të ardhme më të mirë!
Qarkaxhija dhe Dobruna me bjeshkatarët, për një natyrë të mbrojtur dhe turizëm të qëndrueshëm
Pas një dite të mbushur me takime dhe aktivitete, kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, z. Agon Dobruna dhe znj. Diana Qarkaxhija vizituan edhe anëtarët e Shoqatës së Bjeshkatarëve SHBA “Pashtriku”. Ishte një mundësi fantastike për të shkëmbyer ide, për të diskutuar mbi rëndësinë e sporteve malore dhe për të nxitur vlerat e jetesës së shëndetshme në harmoni me natyrën. Qarkaxhija dhe Dobruna dëshmuan përkushtimin e tyre ndaj çështjeve që lidhen me zhvillimin e turizmit malor dhe ruajtjen e pasurive natyrore të Kosovës. Të dy kandidatët theksuan rëndësinë e promovimit të bjeshkatarisë jo vetëm si sport, por edhe si një mjet për të rritur ndërgjegjësimin mbi mbrojtjen e mjedisit. “Kosova është e bekuar me bukuri të rralla natyrore dhe terrene ideale për aktivitete malore. Shoqata “Pashtriku” ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e këtyre vlerave dhe në krijimin e një komuniteti të fortë sportdashësish që ndajnë pasionin për natyrën dhe ecjet malore”, kanë thënë ata. Kandidatët për deputetë shprehën angazhimin e tyre për të mbështetur iniciativa që ruajnë biodiversitetin dhe që krijojnë mundësi për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në vendin tonë. Ata theksuan se bjeshkataria, përveçse një aktivitet fizik i dobishëm, është edhe një mënyrë për të njohur dhe vlerësuar më shumë thesaret natyrore të Kosovës. Së bashku ranë dakord se është jetike që të ruajmë natyrën për brezat e ardhshëm dhe të krijojmë politika që mbështesin zhvillimin e saj të qëndrueshëm.
Tahiri Hasani në Mitrovicë: Fitorja është e jona, sepse është e qytetarëve të Kosovës
Kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani ka vizituar familjen e z. Faik Istrefit në Vaganicë. Ajo i ka falënderuar për mikpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e pakursyer. Të pranishëm ishin edhe kandidatë të tjerë nga Mitrovica. “Një mikpritje e tillë është dëshmi e shpirtit të madh që na bashkon dhe e përkushtimit të tij për një vizion të qartë drejt zhvillimit dhe progresit. Kontributi i z. Istrefi dhe mbështetja e secilit prej jush na frymëzojnë çdo ditë për të vazhduar me vendosmëri në rrugën tonë. Solidariteti juaj është forca që na motivon për të sjellë një të ardhme më të drejtë, më të ndritur dhe më të barabartë për çdo qytetar”, ka thënë Tahiri Hasani gjatë bashkëbisedimit në këtë vatër fisnike. Ajo ka shtuar se, me energji, përkushtim dhe vendosmëri, së bashku po ndërtojmë jo vetëm fitoren, por edhe themelet e një shoqërie që punon për të gjithë. Çdo hap, çdo përqafim, çdo fjalë përkrahëse është një gur në këtë rrugë të përbashkët drejt suksesit që na pret. “Le të dëshmojmë se kur bashkohemi, asgjë nuk është e pamundur! Fitorja është e jona, sepse është e qytetarëve të Kosovës!”, ka thënë Tahiri Hasani.
Qarkaxhija e Dobruna në Gjakovë takojnë banorët e bashkësive 3 dhe 4: Bashkë për një të ardhme të ndritur
Mes një atmosfere të ngrohtë dhe entuziaste me banorët e bashkësive 3 dhe 4 të Komunës së Gjakovës kandidatët për deputet nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETEËVENDOSJE, znj. Diana Qarkaxhija dhe z. Agon Dobruna kanë diskutuar me ta për të ardhmen e përbashkët. I pranishëm ishte edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, ministrja e Arsimit, znj. Arbërie Nagavci dhe kandidatët tjerë për deputet. Diskutimet e frytshme për Qeverinë Kurti 3, theksuan angazhimin për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë. “ Bashkë me ne do të jetë një hap i sigurt drejt një të ardhmeje të ndritur për Gjakovën, me një vizion të palëkundur për një qytet e shtet të fuqishëm dhe të prosperuar. Çdo hap ka rëndësi dhe bashkë mund ti realizojmë qëllime madhore”, janë shprehur Qarkaxhija e Dobruna.
Takimi i ngrohtë dhe frymëzues me gratë pensioniste, Hasime Tahiri Hasani, zë i fuqishëm për gratë dhe vajzat e Kosovës
Kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani, zhvilloi një bisedë të përzemërt me gratë pensioniste, duke vlerësuar kontributin e tyre të çmuar në familje dhe në shoqëri përgjatë gjithë jetës. Ajo shprehu mirënjohjen e saj për rolin dhe përvojat e tyre, duke theksuar se zëri dhe përkushtimi i grave janë jetikë për zhvillimin dhe të ardhmen e vendit. Tahiri Hasani ka thënë mes tjerash se, do të jetë përfaqësuese e denjë e grave dhe vajzave në Kuvendin e Kosovës, duke mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre dhe duke promovuar mundësi të barabarta për të gjithë. Takimi u shndërrua në një platformë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet grave të të gjitha moshave, me qëllim ndërtimin e një të ardhme më të drejtë dhe më të sigurt.
Kastrioti dhe Vushtrria konfirmojnë triumfin e 9 shkurtit, rrugëtimi i koalicionit të përsosur për Kosovën, dëshmi e fitores
Në Kastriot dhe Vushtrri vazhduan tubimet e rrugëtimit drejt fitores së 9 shkurtit, ku kandidatët e koalicionit Lëvizja VETËVENDOSJE!, Alternativa dhe Partia Guxo u takuan me qytetarët. Sallat ishin plot e përplot dhe zemrat e kuqe flakë konfirmuan edhe njëherë se 118 është numri që na bashkon të gjithëve. Tubimi u shoqërua me tingujt e këngëve patriotike dhe një atmosferë elektrizuese, ku të pranishmit shprehën mbështetje të palëkundur për kandidatët dhe kryeministrin aktual dhe të ardhshëm, z. Albin Kurti. Kandidatët për deputet nga Alternativa, znj. Mimoza Kusari Lila, z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija, znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu, takuan banorët e Kastriotit dhe Vushtrrisë, me të cilët ndanë mendime dhe vizione për të ardhmen. Ata shpalosën ide të reja për një punë edhe më të mirë për qytetarët dhe zhvillimin e vendit në tërësi. “Kastrioti dhe Vushtria janë zjarre të mbi 500 mijë zemrave që do të rrahin për një qëllim të vetëm të dielën e 9 shkurtit. Bashkë me këtë popull të dashur dhe fisnik, ne do të bëjmë të pamundurën që zhvillimi të hyjë në rrugën e mbarë,” thanë kandidatët për deputet në takimin me banorët e Kastriotit dhe Vushtrrisë. Ky ishte një mesazh i fuqishëm se bashkë mund të arrijmë një të ardhme më të mirë, të zhvilluar dhe të begatë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Të dielën e 9 shkurtit, koalicioni ynë është gati për të sjellë fitoren!
Ferizaji në rrugën e fitores, zemrat bashkohen për 118
Ferizaji u ndez nga entuziazmi në tubimin madhështor të zemrave të kuqe! Kryeministri Albin Kurti, në një tubim të jashtëzakonshëm me qytetarët, theksoi se fitorja është e pashmangshme, por na duhen mbi 500 mijë zemra për ta bërë atë të plotë dhe për t’i kthyer vendimet në suksese të mëdha! Kandidatët tanë të përkushtuar, z. Agon Dobruna dhe znj. Hasime Tahiri Hasani nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, ndanë vizionin e tyre për një qeverisje më të mirë, duke I dëgjuar dhe bashkëbiseduar me banorët e Ferizajit. “Me votën tuaj për numrin 118, më 9 shkurt, ne fitojmë së bashku! Faleminderit për përkrahjen tuaj të jashtëzakonshme dhe për zemrën që na falni”, thanë ata.
Qarkaxhija në Gjakovë: Së bashku, po ndërtojmë një të ardhme ku zëri i grave është shtyllë e çdo ndryshimi pozitiv në shoqëri
Kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e Listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Diana Qarkaxhija, së bashku me kandidatet znj. Arbërie Nagavci dhe znj. Dafina Gexha-Bunjaku, vizituan familjen Morina në Brekoc të Gjakovës. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe frymëzues, ato bashkëbiseduan me gra dhe vajza për çështje që i shqetësojnë dhe për sfidat e përditshme me të cilat përballen. Këto takime, që shtrihen Cep më Cep në komunën e Gjakovës, janë një mundësi e jashtëzakonshme për të dëgjuar zërin e grave dhe vajzave, për të theksuar rolin e tyre të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë dhe për të nxitur përfshirjen e tyre aktive në vendimmarrje. Gratë dhe vajzat e Lëvizjes sonë janë shtylla të rëndësishme në fitoret tona, duke e forcuar vizionin për një Kosovë më të drejtë dhe më të barabartë. “Këto biseda të hapura dhe të sinqerta dëshmojnë përkushtimin tonë për të krijuar një shoqëri ku secila grua dhe vajzë të ndihet e fuqizuar dhe e vlerësuar. Së bashku, po ndërtojmë një të ardhme ku zëri i grave është shtyllë e çdo ndryshimi pozitiv në shoqëri”, ka thënë Qarkaxhija në këtë takim.
Gjilani i rrethuar nga zemrat që rrahin si një, fitorja rekord po troket në derë
Suksese të reja e rekord i ri u pa në tubimin e zemrave që rrahin si një në Gjilan. Ashtu si Cep më Cep Kosovës po vërehet qartë që pulsi po rrahë 118 dhe kështu çdo ditë e më shumë fitorja po i troket në derë Lëvizjes VETËVENDOSJE, që në partneritet me Alternativën dhe partinë Guxo bashkë me qytetarët e Republikës, do ta qojnë vendin përpara. Kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës fitimtare të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari-Lila, z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija, znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu, pjesëmarrës në këtë tubim takuan qytetarë të shumtë të Anamoravës. Bashkëbiseduan me ta, të cilët iu garantuan se janë gati për të qenë pjesë e fitores rekorde duke dëshmuar energjinë dhe frymën e bashkimit të 500 mijë zemrave që do ta shtyjë përpara këtë proces transformues për Republikën e Kosovën, dhe qytetarët e saj. Entuziazëm i madh mbizotëroi në qytetin e Gjilanit, ku qytetarët mirëpritën me duartrokitje të zjarrta kryeministrin z. Albin Kurti dhe kandidatët për deputetë të listës së fitores. Gjatë fjalimit të tij, z. Kurti falënderoi qytetarët e Gjilanit për besimin dhe përkushtimin e tyre ndaj idealeve të ndryshimit dhe drejtësisë. Ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të secilit qytetar në procesin demokratik dhe i ftoi të gjithë që më 9 shkurt të jenë pjesë e një fitoreje që do të vulosë një të ardhme më të mirë për vendin. Kandidatët për deputetë ndanë mesazhe frymëzuese dhe optimiste, duke premtuar angazhim maksimal për zhvillimin ekonomik, forcimin e institucioneve dhe avancimin e drejtësisë sociale. Mbështetja masive dhe entuziazmi i qytetarëve treguan se fryma e ndryshimit dhe shpresa për një të ardhme më të ndritur po forcohet çdo ditë e më shumë. Gjilani u shndërrua në një shembull të unitetit dhe përkushtimit për të arritur një fitore të madhe më 9 shkurt, duke dëshmuar edhe një herë se qytetarët janë të gatshëm të qëndrojnë në krah të vlerave që përfaqësojnë përparim dhe barazi.











