Në Kaçanikun e Kushtetutës së Republikës
Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal, përfaqësues i Alternativës, Ali Tafarshiku, sot ka vizituar Komunën e Kaçanikut.
Në takimimin e zhvilluar me zyrtarët Komunal, Znj. Pranvera Loku-Zharku Drejtoresh e Zhvillimit Ekonomik dhe z. Ylber Bajra këshilltar politik, Zv. Ministri Tafarshiku i ka njoftuar me programin e investimeve kapitale, konkretisht thirrjen për aplikimin e Komunave të lansuar nga MZHR-ja për vitin 2024.
Gjithashtu, Zv. Ministri Ali Tafarshiku ka vizituar edhe vendin ku 33 vite më parë u shpall Kushtetuta e Republikës së Kosovës, si akt kyç në rrugëtimin tonë drejtë Pavarësisë.