Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, e ftuar në Vjenë në pritjen e organizuar nga Ambasadorja e Finlandës në Austri, Nina Vaskunlahti

Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, e ftuar në Vjenë në pritjen e organizuar nga Ambasadorja e Finlandës në Austri, Nina Vaskunlahti, si pjesë e programit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës dhe CMI Fondacioni për Paqe Martti Ahtisaari.
Të ftuar në pritje, përveq delegacionit nga Kosova ishin Ambasadorët dhe përfaqësuesit e akredituar nga shtetet evropiane: Suedia, Norvegjia, Danimarka, Gjermania, Moldavia, Franca, Çekia, Portugalia, Turqia, Shqipëria, Polonia dhe Hungaria.
Delegacioni nga Kosova në përberje të plotë, zv.Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, deputetët, Mimoza Kusari Lila, Ardian Gola dhe Fitim Uka, këshilltarja e Presidentes, Donika Kadaj Bujupi, këshilltari i Kryeministrit, Jeton Zulfaj si dhe këshilltari i zv.Kryeministrit Fatmir Curri, gjatë kësaj vizite dy ditore diskutojnë me përfaqësuesit evropian për procesin e zgjerimit të BE-së, Planin e Rritjes e Agjendën e Reformave si dhe procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës