Për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, dega e Alternativës në Pejë, ka organizuar ekspozitën dhe tryezën me tëmën "Arti Muzikor në Pejë".

Në prezencën e qytetarëve, intelektualëve, muzikantëve, këngëtarëve dhe pjestarëve të ish shoqërive muzikore të Pejës, në Hamamin e “Haxhi Beut” në Pejë, është prezantuar ekspozita me fotografi historike të kultivimit të artit muzikor ndër vite.

Fjalë rasti në këtë aktivitet ka mbajtur kryetarja e Alternativës njëherit shefja e grupit parlamentar të LVV-së, znj. Mimoza Kusari Lila, e cila ka potencuar domosdoshmërinë e kultivimit të mëtutjeshëm të vlerave artistike. “Peja gjithmonë ka dhënë emra të mëdhenjë të artit muzikor, jo vetëm për Kosovën por për mbarë trevat shqiptare, e së fundi edhe në muzikën botërore, siç është rasti me Rita Ora, Dua Lipa e shumë talentë tjerë. Është me rëndësi që të vazhdohet tutje dhe unë çmoj çdo aktivitet dhe angazhim që krijon hapësirë të nevojshme për çdo artistë”, tha ndër të tjera kryetarja Kusari-Lila.

Fjalë rasti në këtë ceremoni festive mbajtën edhe muzikant, këngëtar, ish redaktor të muzikës në radiot lokale dhe familjarë të artistëve të mëdhenjë muzikor.

Këtë aktivitet e udhëhoqi, kryetari i degës së Pejës dhe nënkryetari i Alternativës, z. Reshat Nurboja.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2023 Alternativa e Kosovës