Sot, Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku, bashkë me shefen e Grupit të Asambleistëve të LVV-së në Gjakovë, znj. Mimoza Shala, vizituan ndërmarrjen prodhuese të verës “RISONS Distillery & Winery”.
Kënaqësi e veçantë të shohësh suksesin e pronarëve, znj. Ylle Byci dhe z. Butrint Byci, që me përkushtimin e tyre përkundër sfidave, kanë arritur që në Gjakovë të themelojnë një biznes të tillë.
Me ndërmarrësit Byci, diskutuan rreth mundësive të exportit, ndihmës institucionale në krijimin e lehtësirave dhe promovimin e produkteve të tyre edhe në vendet e rajonit dhe BE-së.