Kryetarja e Alternativës dhe Shefja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari Lila bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti , të shoqëruar edhe nga ministra, deputetë, zv-ministra, asambleistë, aktivistë e bashkëqytetarë, bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule në varrezat e martirëve në kodrën e Çabratit.

Me rastin e ditëve përkujtimore të Epopesë së Çabratit, Kryetarja e Alternativës dhe Shefja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari Lila bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti , të shoqëruar edhe nga ministra, deputetë, zv-ministra, asambleistë, aktivistë e bashkëqytetarë, bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule në varrezat e martirëve në kodrën e Çabratit.
Kryeministri Kurti në fjalën e tij para familjarëve të pranishëm, tha se sakrifica e këtyre burrave dhe grave të Gjakovës, gjindet në themelet e lirisë dhe pavarsisë së Kosovës.
Gjakova ka dhënë shumë në çdo luftë e posaçërisht në luftën e fundit ka 361 dëshmorë dhe 1022 martirë.
Vetëm në ditët ndërmjet 7 dhe 11 majit të vitit 1999, u pëjetësuan 26 dëshmorë dhe mbi 100 martirë.
Lavdi!

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës