Zëvendës Ministri i MZHR z. Ali Tafarshiku, përfaqësues nga Alternativa, vizitën zyrtare në Republikën e Kroacisë e filloj me takime të shumta në rajonin Istra.

Zëvendës Ministri i MZHR z. Ali Tafarshiku, përfaqësues nga Alternativa, vizitën zyrtare në Republikën e Kroacisë e filloj me takime të shumta në rajonin Istra.

Gjatë qëndrimit në qytetin e Pulës, u mirëpritën nga Rektorati i Universitetit të Pulës, ku gjatë takimit me prorektorin Prof. Alfio Barbieri dhe dekanët e fakulteteve të këtij Universiteti, prof. Dean Sinkovic, prof, Daniel Tomic, prof. Ksenija Çerne, prof. Ivona Peternel dhe prof. Anica Dobran Çernjul, diskutuan për mundësi të shumta bashkëpunimi, veçmas për mundësitë e studimeve online të të rinjëve nga Kosova, punës praktike të studentëve të turizmit dhe ndërmarrësisë të financuara nga programet e BE-së në Kroaci, bashkëpunimin konkret me Universitet e Kosovës, Odat dhe Shoqatat e turizmit dhe hotelierisë.

Si Zëvendës Ministër i Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku, në emër të MZHR-së ofroj gjithë potencialin institucional në mbështetjen për realizimin e këtyre bashkëpunimeve.

Për Rektoratin e Universitetit të Pulës, dhuroi një punim dore nga “Atele 33”, Kosovën me kristalet e çmuara të Trepçës, si shenjë potenciali të zhvillimit të shtetit tonë.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës