Mimoza Kusari Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! së bashku me nënkryetaren e Kuvendit znj. Saranda Bogujevci, patën nderin të presin një delegacion të dalluar nga Shoqata për Evropën Juglindore.

Sot, Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! së bashku me nënkryetaren e Kuvendit, njëkohësisht Kryesuesen e delegacionit të Kosovës në AP të Këshillit të Evropës, znj. Saranda Bogujevci, patën nderin të presin një delegacion të dalluar nga Shoqata për Evropën Juglindore.

Ky grup i nderuar përfshinte punonjës të Südosteuropa-Gesellschaft, punonjës të Bundestagut Gjerman nga Komisionet për Politikë Evropiane dhe Punë të Jashtme, si dhe përfaqësues të fondacioneve politike në Kosovë.

Gjatë diskutimeve gjithëpërfshirëse, theksuan progresin e rëndësishëm që ka bërë Kosova në sferën politike, duke nënvizuar përkushtimin tonë për vlerat demokratike, sundimin e ligjit dhe integrimin evropian. Në këtë takim znj. Kusari dhe znj. Bogujevci theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rolin e grupit parlamentar në shtyrjen përpara të reformave kyçe që janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës.

Në takim gjithashtu u bisedua për zhvillimet aktuale politike, duke përshkruar prioritetet strategjike dhe masat që po mirren për të siguruar stabilitet dhe rritje.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës