Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) ka organizuar të enjten tryezë diskutimi me temën: “Sëmundjet Profesionale në Epokën Digjitale: Mbrojtja e Shëndetit të Punëtorëve në Kosovë”. Në këtë tryezë si panelist foli edhe zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve z. Agon Dobruna, përfaqësues i Alternativës.
Zv/ministri Dobruna ka thënë se MFPT-ja përmes politikave dhe agjencive ekzekutive që janë në kuadër të saj, është duke punuar dhe po përmirëson ndjeshëm sigurinë dhe shëndetin në punë. Ai ka theksuar se janë të përkushtuar dhe do ti marrin parasysh sugjerimet dhe rekomandimet e pjesëmarrësve në këtë takim.
“Sot në tryezën e diskutimit të organizuar nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), kisha kënaqësinë të diskutoj si panelist për temën: “Sëmundjet Profesionale në Epokën Digjitale: Mbrojtja e Shëndetit të Punëtorëve në Kosovë”, e cila u organizua në kuadër të Javës Evropiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përmes politikave dhe agjencive ekzekutive në kuadër të saj, është duke punuar dhe përmirësuar ndjeshëm sigurinë dhe shëndetin në punë. Gjithashtu të përkushtuar për sugjerimet dhe rekomandimet që u theksuan në diskutim”, ka theksuar zv/ministri Dobruna.