Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Ali Tafarshiku, përfaqësues i Alternativës, ka njoftuar se për tri ditë me radhë kanë punuar në hartimin e Planit Strategjik institucional për vitet 2025-2027.
Tafarshiku ka thënë se të gjithë bashkë si zëvendësministrat, Sekretari, këshilltarët politik, drejtorët e udhëheqësit e Divizioneve të MZhR-së janë angazhuar rreth hartimit të këtij Plani.
“Për tri ditë me radhë, si zëvendësministra, këshilltar politik, bashkë me Sekretarin, drejtorët dhe udhëheqësit e Divizioneve të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, po punojmë në hartimin e Planit Strategjik institucional 2025-2027. Objektivat operacionale i shndërruam në aktivitete, me tregues zbatimi që mundësojnë ngritjen e efikasitetit dhe matjen e performancës”, ka bërë të ditur z. Tafarshiku.