Dobruna: Kontabilistët e auditorët me integritet dhe guxim ishin ata që shkatërruan skemat piramidale kudo në botë

Instituti AAB ka organizuar konferencë për kontabilistë dhe auditorë të certifikuar me temën: “Transformimi digjital në fushën e kontabilitetit dhe auditimit”.

Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve z. Agon Dobruna, përfaqësues i Alternativës ka thënë se, jemi dëshmitarë që jeta dhe puna jonë po ndryshon çdo ditë në mënyrë rrënjësore, falë digjitalizimit të punëve dhe proceseve dhe kjo padyshim që ka ndikuar edhe në fushën e kontabilitetit dhe auditimit”.

Dobruna para të pranishmëve ka theksuar se, me anë të transformimit digjital, disa procese kanë ndryshuar, disa janë përshpejtuar ndërsa disa tashmë i takojnë së kaluarës.

Ndër të tjera, zëvendësministri Dobruna përmendi faktin se, kontabilistët e auditorët me integritet dhe guxim ishin ata që shkatërruan skemat piramidale e grupet kriminale gjithandej botës, gjatë etapave të ndryshme kohore.

“Në konferencën e organizuar nga Instituti AAB për kontabilistë dhe auditorë të certifikuar me temën: “Transformimi digjital në fushën e kontabilitetit dhe auditimit”. Ne jemi dëshmitarë që jeta dhe puna jonë po ndryshon çdo ditë në mënyrë rrënjësore, falë digjitalizimit të punëve dhe proceseve dhe kjo padyshim që ka ndikuar edhe në fushën e kontabilitetit dhe auditimit. Me anë të transformimit digjital, disa procese kanë ndryshuar, disa janë përshpejtuar ndërsa disa tashmë i takojnë së kaluarës. Gjithsesi, përmirësimi i menaxhimit të proceseve financiare dhe raportimit është i dukshëm falë digjitalizimit. Përveç që sjell shumë mundësi, ky transformim digjital sjell edhe sfida dhe kërkon nga profesionistët e fushës dedikim të vazhdueshëm dhe një qasje të hapur ndaj risive, me qëllim të rritjes së aftësive tona teknologjike. Mirëpo komponenta më e rëndësishme që thuhet në këtë ditë është integriteti dhe puna e ndershme, duke ditur që pikërisht kontabilistët e auditorët me integritet dhe guxim ishin ata që shkatërruan skemat piramidale e grupet kriminale gjithandej botës, gjatë etapave të ndryshme kohore”, ka thënë, zv/ministri Dobruna.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës