Tafarshiku: Për 4 vite qeverisje vetëm nga MZhR janë ndarë 7 milion euro grante, përfituan mbi 900 NVM

Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku, nga Alternativa, zhvilloi takim me përfaqësues të bizneseve që operojnë në rajonin perëndimor të vendit.

Agjencia për Zhvillim Rajonal-Perëndim (AZhR), në vazhdën e organizmit të tryezave publike inicoi këtë takim mes zv/ministrit Tafarshiku dhe përfaqësuesve të bizneseve.

Tafarshiku para ndërmarrësve ka shpalosur të arriturat, sfidat dhe ecurinë e realizimit të objektivave zhvillimore të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, me theks të veçantë mbështetjen financiare ndaj bizneseve.

Ai ka thënë se, për 4 vite qeverisje 2021-2024, vetëm nga Ministria e Zhvillimit Rajonal janë ndarë 7 milion euro grante, ku kanë përfituar mbi 900 ndërmarrje të vogla dhe të mesme.

Ndërsa drejtori i AZhR- Perëndim, Sokol Luta, prezantoi kriteret që janë aplikuar në udhëzuesin e skemës së granteve.

“Në vazhdën e tryezave publike të organizuara nga AZhR- Perëndim, takuam edhe përfaqësues të bizneseve që operojnë në rajonin perëndimor të vendit. Para ndërmarrësve shpalosa të arriturat, sfidat dhe ecurinë e realizimit të objektivave zhvillimore të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, me theks të veçantë mbështetjen financiare ndaj bizneseve. Për 4 vite qeverisje 2021-2024, vetëm nga Ministria e Zhvillimit Rajonal janë ndarë 7 milion euro grante, ku kanë përfituar mbi 900 ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Nga Drejtori i AZhR Perëndim, Sokol Luta, u prezantuan kriteret që janë aplikuar në udhëzuesin e skemës së granteve, ku më pas dëgjuam edhe komentet nga përfaqësuesit e bizneseve. Mbështetja e drejtëpërdrejtë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për sektorin privat, cilësohet si indikator për stabilitetin, zgjerimin dhe zhvillimin e bizneseve në Kosovë”, ka theksuar z. Tafarshiku.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës