Me organizim të Agjencisë Rajonale për Zhvillim- Jug të enjten në Prizren është diskutuar rreth objektivave që nxisin balancimin socio-ekonomik në Republikën e Kosovës.
Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku, përfaqësues nga Alternativa, në takim me pjesmarrës nga komunat e regjionit, i ka njoftuar ata rreth implementimit të masave zhvillimore që kanë të bëjnë me investimet kapitale, grantet për biznese dhe mbështetjen për OJQ-të.
Me këtë rast z. Tafarshiku ka sqaruar mënyrat e zbatimit të ligjit për zhvillim rajonal.
Ndërsa drejtori i AZhR-së, Nderim Bytyqi dhe projekt menaxheri Qazim Pirana dhanë informata rreth mundësive për aplikim të Komunave të regjionit të jugut në programet ku trajtohen projektet ndërkufitare.
“Në Prizren sot diskutuam për zhvillimin rajonal në regjionin Jug, si dhe objektivat që nxisin balancimin socio ekonomik në Republikën e Kosovës. Në organizimin e AZhR Jug, pjesmarrësit që vinin nga komunat e regjionit, i njoftova me implementimin e masave zhvillimore që kanë të bëjnë me investimet kapitale, grantet për biznese dhe mbështetjen për OJQ-të, përderisa nuk munguan edhe sqarimet mbi zbatimin e ligjit për zhvillim rajonal. Nga ana tjetër, drejtori i AZhR-së, Nderim Bytyqi dhe projekt menaxheri Qazim Pirana u dhanë informata rreth mundësive për aplikim të Komunave të regjionit të jugut në programet ku trajtohen projektet ndërkufitare”, ka theksuar zv/ministri Tafarshiku.


