Zëvendësministri Tafarshiku vizitoi disa biznese që merren me përpunimin e drurit në regjionin e Gjakovës

Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku, përfaqësues i Alternativës, ka vizituar të premten disa biznese që merren me përpunimin e drurit në regjionin e Gjakovës.

Ai ka parë nga afër me veprimtarinë e bizneseve: “Gëzim Maloku”, “Lendita Quni B.I”, “Bredhi Company SHPK” dhe “R FI Nesa SHPK”.

Zv/ministri Tafarshiku i ka informuar pronarët e këtyre bizneseve me mundësitë e drejtëpërdrejta të mbështetjes që Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal, kanë krijuar në 4 vitet e fundit për sektorin privat.

“Grantet qeveritare për bizneset prodhuese kanë rezultuar të suksesshme në ngritjen e eksportit dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, ka thënë mes tjerash ai.

“Ditë pune në ambientet afariste të disa bizneseve të përpunimit të drurit në regjionin e Gjakovës. Nga afër u njoftova me veprimtarinë e bizneseve: “Gëzim Maloku” në Junik, “Lendita Quni B.I” në fshatin Molliq, “Bredhi Company SHPK” në fshatin Stubëll dhe “R FI Nesa SHPK” në fshatin Shishman të Komunës së Gjakovës. Pronarët e këtyre bizneseve i njoftova me mundësitë e drejtëpërdrejta të mbështetjes që Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal kanë krijuar në 4 vitet e fundit për sektorin privat. Grantet qeveritare për bizneset prodhuese kanë rezultuar të suksesshme në ngritjen e eksportit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.”, ka thënë zv/ministri Tafarshiku.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës